Ish kryeministri, Sali Berisha çoi në një tjetër nivel përplasjen me kryedemokratin Lulzim Basha, këtë herë, e akuzoi për përfshirjen në 2 çështje korruptive duke e paralajmëruar se mund të përfundonte edhe në burg nëse nuk do kishte ndërhyrë kryeministri Edi Rama për të mbyllur hetimet ndaj tij.
Sali Berisha tha se me këto 2 dosje, Rama po mbante peng kreun e opozitës Lulzim Basha.
Berisha: I kërkoj dy gjëra, Lulzim Bashës: Dil dhe thuaju demorkatëve për dosjen Niko Muzi. Dosje me të cilën je I përshtatshëm në qeli në Shqipëri dhe në SHBA. Unë i kam konkrete gjërat. A e din ise cfarë ndodhi me dosjen në apel? Nëse ndonjëri prej jush merr ndonjë veprim që nuk i përshtatet së drejtës prokurori e con në shkallë shkalle. Me urdhër të Edi Ramës, prokurori dosjen Muzin ku Basha akuzohej për pastrim parash nuk e dërgoi në Gjykatën e Lartë. Fol Lul
Po kaq e zezë për ty është dosja Toyota Yaris. Denoncon një ditë se do vinë 5 milionë euro të ngarkuara në Toyota. I them nga e more vesh këtë? Tha më mori në telefon një kamarier nga një restorant i huaj. Por I thashë ti bëre një gabim të madh se u the të mos i sjellin në Shqipëri dhe most ë kapen. Ata erdhën në Durrës, por 1 milionë e gjysmë i përlan të tjerët, Më vonë i thonë gazetarët se ti Lul shkove dhe bëre fushatë në lokalin e atij të Toyota Yaris.