Në reagimin e tij të menjëhershëm pas konferencës për shtyp të kreut të Grupit Parlamentar të LSI-së, Luan Rama, i cili ngriti shqetësimin për trafikun e drogës në vend, Saimir Tahiri nuk kursen shigjetat e tij për Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Gjithçka në shkrimin e tij, ai e nis duke e cilësuar Luan Ramën si “përfaqësues apo zëdhënës të LSI-së”. Pak më poshtë, ai jo pa qëllim përmend përfshirjen e kryetarit të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho.
Duke e vlerësuar në dukje për kontributin që Braho nga rradhët e LSI-së ka dhënë, ai shprehet konkretisht se “Spartak Braho ka dhënë një kontribut të posaçëm në grupin ndërinstitucional të punës”.
Më tej, Tahiri e cilëson si “lexim të pasaktë” atë të raportit të DASH-it nga ana e Luan Ramës. Në vijim të shkrimit, akuzat njohin një kurbë rritëse, ai e akuzon LSI-në për qëllimet politike të saj, për të marrë sa më shumë vëmendje dhe vota. Në këtë akuzë, ai i drejtohet me fjalët “parti kundërshtare apo konkurente me PS”.
Në shigjetat e tij ndaj LSI-së, Saimir Tahiri shprehet se “si partner strategjik në koalicionin qeverisës i detyrohet vërtetësisë së fakteve të qeverisjes” duke uruar që “LSI te ndjehet krenare që ka nderin e madh të jetë aleate e PS në këtë fazë historike reformash për vendin”.
Nga shkrimi i Tahirit:
Pershendes Levizjen Socialiste per Integrim per shprehjen e shqetesimit publik per vazhdimin e luftes kunder kanabisit. LSI e ka shprehur edhe me pare kete shqetesim prioritar tonin dhe te Ministrise se Brendshme e te Policise se Shtetit ne vecanti.
Perfitoj nga rasti te falenderoj perfaqesuesin e nderuar te LSI, kryetarin e Komisionit te Sigurise Spartak Braho, i cili se bashku me te gjithe anetaret e atij komisioni ka bashkepunuar ngushtesisht me mua ne cdo hap.
Po ashtu zoti Braho, ka dhene nje kontribut te posacem ne grupin nderinstitucional te punes, per hartimin e planit te ketij viti per pershkallezimin e kesaj lufte pa kompromis.
E shoh te udhes te saktesoj leximin e raportit te Departamentit Amerikan te Shtetit, sipas nje zedhenesi te LSI ne nje konference per shtyp sot.
Pa komentuar mbi kete lexim te pasakte, sipas te cilit fenomeni nuk qenka luftuar sa duhet, po ve ne dispozicion tekstin e 4 raporteve konsekutive te DASH ne 4 vite me radhe. Mjafton nje lexim krahasues per te kuptuar se sipas Departamentit te Shtetit, Shqiperia nuk u be burim i rendesishem i prodhimit te marihuanes as vjet e as parvjet, po njihej si i tille nga DASH qe para se te merrnim detyren.
Po ashtu, leximi krahasues mjafton per te kuptuar se e vetmja gje qe ka ndodhur, eshte fakti se ne kemi rritur me shifra e fakte, forcen goditese te Policise se Shtetit.
E di se qellimet politike te partive kundershtare apo konkurente me PS per te marre sa me shume vemendje e vota, justifikojne mjetet e propagandes partiake te secilit dhe vertetesia e atyre qe thone kalon rendom ne plan te dyte.
Por duke besuar se Levizja Socialiste per Integrim, si partner strategjik ne koalicionin qeverises i detyrohet vertetesise se fakteve te qeverisjes, nje vemendje te veçante, uroj qe leximi krahasues i raporteve te DASH per Shqiperine, ta beje edhe LSI te ndjehet krenare qe ka nderin e madh te jete aleate e PS ne kete faze historike reformash per vendin.
Nuk kam pritur dhe nuk pres nderkohe qe kete lexim krejt te qarte te kendveshtrimit te DASH mbi tre vite beteje kunder kultivimit te kanabisit, ta bejne kundershtaret e betuar te Policise se rilindur te shtetit.
Qofshin keta te fundit ne çadren e pashprese te bulevardit, qofshin ne cadrat e turpshme te emisioneve te porositura dhe komentatoreve te paguar apo qofshin ne rolin e hienave te dala nga oborri i PS, qe enderrojne deshtimin e Partise Socialiste, pergjigjen e merituar e kane marre tre vjet e gjysem nga puna jone e perbashket dhe do ta marrin nga populli i Tiranes dhe gjithe Shqiperise ne 18 qershor.
Edhe njehere faleminderit te gjitheve per mbeshtetjen e pakursyer ndaj Policise se Shtetit dhe per shperfilljen e merituar ndaj atyre qe jane gati t’i rivene zjarrin Shqiperise, per te mos perfunduar prapa hekurave ku e kane vendin prej kohesh.
Drejtesia vonon po nuk harron!