Deputeti Eduard Ndocaj ka treguar se përse Luzlim Basha ashtu si edhe ai nuk janë të humbur në zgjedhjet e 25 qershorit. Ndocaj ka renditur 6 arsyet përse e mbështet Lulzim Bashën edhe pas zgjedhjeve të 25 qershorit.
REAGIMI:
Basha ashtu si unë, nuk është i humbur në zgjedhjet e 25 Qershorit!
Këtë e them për arsyet e mëposhtme:
1. Basha ashtu si unë vendosi me dinjitet të konkurroj i vetëm përballë një realiteti të vështirë politikë dhe pas një krize të thellë.
2. Basha ashtu si unë bëri betejën për zgjedhje të lira e demokratike
3. Basha ashtu si unë nuk përdori para, shantazhe e apo kërcënime për ta blerë apo për ta tjetërsuar votën e lirë
4. Basha ashtu si unë ishte viktimë e vjedhjes, tjetërsimit të votës
5. Basha ashtu si unë është i vendosur për të çuar deri në fund misionin e demokratizimit të vendit dhe dekriminalizimin e politikës
6. Basha ashtu si unë është i vendosur për të modernizuar konceptet e Shtetit dhe mekanizmat e funksionimit të tij
Shqipëria është përballë një realiteti të rrezikshëm, ku pushteti rrezikon të maksimalizohet në duart e një pakice, që nuk e përfaqësojnë vullnetin e lirë të shqiptarëve, por e kanë marrë atë parme shantazhimit dhe tjetërsimit të votës.
Shqipëria ka nevojë për një Opozitë të bashkuar dhe koherente me proceset e kohës dhe me situatën e re politike në vend.
PD ka nevojë për aleatë serioz që janë faktor dhe kanë peshë elektorale e mbi të gjitha kanë vizione për të ardhmen e Shqipërisë Europiane! (J.V/Shuplaka)