Moderatorja , Dajana Shabani është aksidentuar dje rreth orës 12 të mesditës, me makinën e saj tip fuoristradë.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ndërkohëfatmirësisht bëhet me dije se gazetarja e cila drejtonte makinën nuk ka marrë lëndime si dhe personat që e shoqëronin.
Mësohet se Shabanit i është prerë rruga nga një makinë, tip audi, e cila drejtohej nga një djalë rreth 22 vjeç.
Raportohet se në makinën e moderatores ndodhej edhe vajza e saj 3-vjeçare dhe një mikeshë e saj.
Fatmirësisht, asnjë nuk ka pësuar lëndime, përveç makinës së moderatores, e cila është dërguar më pas për riparim. Policia po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethnat e plota të aksidentit.