Covid-19 tashmë nuk po merr vetëm jetë të njerëzve të moshuar, ku të mërkurën është rregjistruar dhe viktima më e re në Europë.
Ajo quhet Julie A dhe ishte vetëm 16 vjeç, me ëndrra që duket se u lanë në mes pikërisht për shkak të këtij virusi.
Ajo u shtrua të mërkurën në një spital në Paris për shkak të problemeve me frymarrjen pasi një javë më parë kishte një kollë të lehtë.
“Ne duhet të ndalojmë së besuari së virusi prek vetëm të moshuarit”,tha motra e saj me zemër të thyer.
“Askush nuk është i pathyeshëm ndaj këtij virusi. Julia pati një kollë të lehtë javën e kaluar dhe gjatë fundjavës së kaluar gjendja e saj u përkeqësuar dhe shkuam tek një mjek i përgjithshëm”, është me tej ajo.
Julie ishte nga Longjumeau,në jug të Parisit studionte në shkollën e mesme dhe jetonte me familjen e saj.
Kujtojmë që Franca është në vend të tretë përsa i përket të prekurëve nga Covid-19.
https://www.youtube.com/watch?v=DRSqBuspa4I&feature=emb_title