21:12 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Askush nuk është më i qartë se ai në këtë paqartësi të madhe”, për cilin demokrat e ka fjalën gazetari

18:45 | 07/07/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gazetari i bën thirrje Ramës të pranojë marrëveshjen dhe t’i hapë rrugën Vettingut

Në prag të zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike për postin e kryetarit, i vetmi që nuk ka shprehur një qëndrim ndaj kandidatëve, është pikërisht lideri historik i kësaj force politike Sali Berisha.

Gazetari Bledian Koka, i cili ka qenë mjaft aktiv për këtë shprehje, ka zbuluar arsyet se përse të gjithë janë duke pritur reagimin e Berishës.

Në shkrimin “Me sytë nga Doktori”, Koka shkruan se janë pikërisht ata që nuk e duan Berishën dhe nuk e besojnë atë, ata të cilët po presin me padurim zgjidhjen e tij.

“PD sot po lengon. Te gjithe ata qe e kane anatemuar, te gjithe ata qe e kane dashur dhe e duan, te gjithe ata qe besojne tek ai, te gjithe tek ata qe nuk kane besuar tek ai se nuk ia kane besen vetes, i madh e i vogel, shtrojne nje pyetjen. Po Doktorri pse nuk flet?

Pyetja eshte legjitime, sepse sot ajo buron nga arsyeja. Ajo arsye qe me sefundi e nxorri koken mu sot ne keto dite te nxehta te veres se 2017-es, atehere kur u kuptua se nje vend pa opozite i rrezikon te gjithe. Te paret rrezikon ata qe besojne tek ajo, natyrshem…, dhe te dytet po aq sa te paret, ne logjiken e çale te funksionimit te demokracise e kane kuptuar se edhe ne krahet e pushtetit pa opoziten nuk jetohet gjate. Te fundit do te jene te paret, e pikerisht ata te neshtruarit e pushtetit jane edhe me te rrezikuarit. Sepse ata e dine se me Ramen pa opoziten, do te jene te panevojshmit e pare te padronit te penes dhe zerit te tyre. Prandaj me shume se ata qe duan Saliun, jane ate qe nuk e duan Berishen te cilet ulerasin me perulesi, me shpresen se Doktorri do e shkrije heshtjen.”, shkruan Koka.

Megjithatë më tej gazetari shkruan se Berisha mesiguri, është personi më i qartë në këtë paqartësi të madhe. Kujtojmë se në garën për postin e kryetarit, garojnë vetëm Eduart Selami dhe Lulzim Basha.

REAGIMI I KOKËS

Me syte nga Doktorri…
PD sot po lengon. Te gjithe ata qe e kane anatemuar, te gjithe ata qe e kane dashur dhe e duan, te gjithe ata qe besojne tek ai, te gjithe tek ata qe nuk kane besuar tek ai se nuk ia kane besen vetes, i madh e i vogel, shtrojne nje pyetjen. Po Doktorri pse nuk flet?

Pyetja eshte legjitime, sepse sot ajo buron nga arsyeja. Ajo arsye qe me sefundi e nxorri koken mu sot ne keto dite te nxehta te veres se 2017-es, atehere kur u kuptua se nje vend pa opozite i rrezikon te gjithe. Te paret rrezikon ata qe besojne tek ajo, natyrshem…, dhe te dytet po aq sa te paret, ne logjiken e çale te funksionimit te demokracise e kane kuptuar se edhe ne krahet e pushtetit pa opoziten nuk jetohet gjate. Te fundit do te jene te paret, e pikerisht ata te neshtruarit e pushtetit jane edhe me te rrezikuarit. Sepse ata e dine se me Ramen pa opoziten, do te jene te panevojshmit e pare te padronit te penes dhe zerit te tyre. Prandaj me shume se ata qe duan Saliun, jane ate qe nuk e duan Berishen te cilet ulerasin me perulesi, me shpresen se Doktorri do e shkrije heshtjen.

Pikerisht ata qe nuk e duan PD-ne dhe alias Berishen, e kane me shume te qarte se askush, se ajo parti sot nuk ekziston si nocion politik qe votat e 2017-es ia ngarkuan te jete dhe 4 vjet, si OPOZITE!… Sot ata qe kerkojne shkrirjen e heshtjes se Berishes, jane po ata qe ia dine shume mire pasojat vetngrirjes se Bashes edhe per 4 vjet.

Ai qe nuk rrodhi si opozite 4 vjet me pare, nuk do te pikoje as 4 vjet me pas. Sot ata qe i kane syte nga Doktorri, e dine se vetem ai mund ta shpetoje organizmin politik te cilin e krijoi ketu e 26 vjet me pare. Nje organizem politik qe Berisha mendonte se ia kishte injektuar te gjitha antikorpet per te ecur edhe vete pa ndihmen e tij, por qe ne vleresimin me te gjere organzimi eshte shnderruar ne pacient politik.

Mesa duket antikorpet u kthyen ne viruse, dhe reaksioni sot qartazi nuk eshte ai qe prisnim, ne te pakten. Sot te gjithe i kane syte nga Doktorri. I kane ata qe e duan PD-ne, i kana ata qe nuk e duan PD-ne alias edhe Doktorrin. E madje syte tek ai i kane edhe antikorpet qe ai injektoi ne PD, sepse Doktorri ne fund mbetet Doktorri.

Ne çdo rast Doktorri duhet mirekuptuar… Po nderhyri, do te thote se operacioni ishte i nevojshem, pas kesaj s’ka me llafe. Po nuk nderhyri do te thote se ai ende beson tek reaksioni qe ai ka injektuar dhe kete askush me mire se ai nuk e vlereson dot. Nese te gjithe sot i kane syte tek Doktorri, veprimi apo mosveprimi i tij nuk duhet te vije si forme presioni, cytje apo lutjeje. Ne 26 vjet burreshtetari Berisha ka treguar se asgje nga keto nuk pin uje ne analizen e vendimarrjes se tij, kush pretendon te kunderten thjeshte vetgenjehet. Marshalli ka gjithmone nje Plan.

Ne takimin e pare e te fundit qe kisha me te me rezultoi qe eshte thjeshte 2 vite para te gjitheve…, kjo dy vjet me pare. Imagjino tani 
p.s…E pra, i vetmi lajm i mire ne keto kohe te keqija politike per PD-ne, eshte se askush me shume se ai, nuk eshte me i qarte ne kete paqartesi te madhe (D.D/Shuplaka)

Etiketa: bledian kokaSali Berisha
Pas

Eliminimi i Partizanit dhe Tiranës, ish-futbollisti i Kombëtares: Skuadrat shqiptare nuk kanë projekt

Para

“O daku e kemi ujin akoma me orar, për çfarë turizmi po flet”, Rama i kthen përgjigje qytetarit

Para
“O daku e kemi ujin akoma me orar, për çfarë turizmi po flet”, Rama i kthen përgjigje qytetarit

"O daku e kemi ujin akoma me orar, për çfarë turizmi po flet", Rama i kthen përgjigje qytetarit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë përsëri nëse vazhdoni programin bërthamor

SHBA: Gjykata Supreme në favor të prindërve, ndalon mësimin e librave me tema LGBT

Trump ndërpret negociatat me Kanadanë dhe paralajmëron tarifa të reja

OKB: Prodhimi i kokainës në Kolumbi arrin në nivele historike, 253 mijë hektarë të mbjella me bimën narkotike

Kurti: Serbia mund të shfrytëzojë elemente destruktive për të nxitur incidente gjatë festës serbe në Gazimestan

Izraeli përgatit plan strategjik kundër Iranit pas 12 ditësh sulmesh intensive

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.