“Askush nuk i ka borxh askujt!”, kështu shkruan ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani për zgjedhjet e 25 Qershorit. Ai thotë se të gjitha palët shkojnë në këto zgjedhje si të barabartë.
Ndërsa përsa i përket aleancave pas zgjedhore Manjani shprehet se historitë e të shkuarës do të ndikojnë, pa dashur të specifikojë më tej.
“Produkti i zgjedhjeve. Përtej përplasjeve elektorale, diçka është arritur në këto zgjedhje: askush nuk i ka borxh askujt!
Qeveria e re do bëhet nga ata që besojnë më shumë njëri-tjetrit! Historia e së shkuarës do ndikojë…
Pa dyshim, aleancat nuk do jenë as programore e as strategjike. Ideologjike jo e jo! Do jenë thjesht taktike e afatshkurtëra.
Me datë 26 fillon avazi…”, shkruan Manjani.
Kujtojmë se në këto ditët e fundit gjithnjë e më shumë paraqitet si mundësi arritja e një marrëveshje mes PS-së dhe PD-së për një koalicion të gjerë pas zgjedhor. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post