Jo pak herë këngëtare të njohura kanë rënë viktima të drogës. Për shkak të jetës që bëjnë ato herë pas here gjejnë “shpëtim” të këto forma të varësisë.
Një prej tyre që jo vetëm e ka provuar por edhe e ka pranuar publikisht varësinë është dhe Miley Cyrus.
Në “The Tonight Show With Jimmy Fallon” Cyrus u shpreh e bindur që askush nuk kishte pirë marihuanë më shumë se ajo.
Por që tani çdo gjë i përket të shkuarës pasi kishte hequr dorë më në fund. Shkak ishin ankthet e shumta që kishte gjatë kohëve të fundit, si dhe albumi i saj që do të publikohej në vijim.
Albumi i saj i 6-të është një nga më të rëndësishmit në karrierën e saj dhe kuptohet fare mirë, pasi ka qenë një pikë kyçe që Cyrus t’i thonte lamtumirë drogës dhe substancave narkotike. Pra më pak fjalë Miley kësaj here do të vijë ndryshe dhe ne mezi po presim ta dëgjojmë.
Le të shpresojmë që shembullin e saj nuk do e ndjekin të tjerë yje botërorë. (E.K/SHUPLAKA)