Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e bashkisë së Koplikut, Isa Ramaj. Berisha është shprehur se rezistenca ndaj regjimit komunist është rezistencë e njeriut për liri. Berisha e cilësoi Shkodrën si qytetin që pas përmbysjes së diktaturës komuniste, kanë mbetur bastion i pamposhtur i demokracisë dhe vlerave të demokracisë. Kreu i PD u shpreh i bindur se Isa Ramaj do ta shndërronte bashkinë e Koplikut në shtëpinë e parë të qytetarëve.
Ndër të tjera ish kryeministri Sali Berisha u shpreh:
Berisha: Rezistenca juaj ndaj regjimit komunist është legjendë e rezistencës së njeriut për liri dhe dinjitet. Pas përmbysjes së diktaturës komuniste, ju keni qenë dhe mbeteni një bastion i pamposhtur i demokracisë dhe vlerave të saj.Sot unë vijë këtu tek ju, për të paraqitur si kandidat për kryetar të bashkisë së Koplikut, njeriun që përzgjodhët me vullnetin tuaj, votën tuaj, që i dhatë besimit Isa Ramajt. Isa Ramaj është një demokrat i përkushtuar, por Isa Ramaj është gjithashtu edhe një ish-qeveritar vendor i PD-së, i sprovuar, i suksesshëm i respektuar. Isa Ramaj është edhe njëri prej jush, mbart, mishëron tiparet tuaja më të mira. Kam bindjen më të thellë se me Isa Ramaj, bashkia e Koplikut do të shndërrohet në shtëpinë tuaj të parë dhe Isa Ramaj në qytetarin tuaj të parë.Kam bindjen se Isa Ramaj, së bashku me ju me ndryshimin që firmosni në datën 14 maj, do të arrijë të shënojë një kthesë të madhe, së pari në administrimin dhe përdorimin e të gjitha burimeve të bashkisë, me transparencën më të madhe para jush, me përgjegjësinë më të madhe, me ndershmëri të plotë.Së dyti në shfrytëzimin e burimeve të pafundme natyrore që ka kjo malësi. Burimeve turistike, burimeve ujore, burimeve të bujqësisë, blegtorisë, pemëtarisë dhe të gjithanshme.Askush nuk ka sakrifikuar më shumë se ju për liri dhe dinjitet kombëtar. Askush nuk ka qëndruar më fuqishëm se ju ndaj monizmit hoxhist, monizmit stalinist. Ndaj dhe ju sot këtu ju ftoj që të ngrihemi të gjithë në këmbë dhe me votën tonë 14 maj të votojmë ndryshimin të votojmë rivendosjen e pluralizmit politik në Malësinë e Madhe dhe mbarë Shqipërinë.Në të gjithë botën një autostradë në fushë ndërtohet me 2 milion euro ndërsa në shqipëri ndërtohet me 24 milion euro. Të ndërtosh një shkollë 6 milion euro do të thotë të vjedhesh 90% të parave të derdhura në atë vend. Asnji djegs nuk ekzistonb në punë, është emndosur nje sisytem i t,mesrshem i vjedhjeve. Si mumnd të vjedhi n në këtë mënyrë. Vjedhin sepse ata e urrejnë qytetarin.Këta qeveritarë ju urrejnë ju. Nuk ka kryeministër në botë që e bën këtë përveç Edi Ramës. Pse ky varfërim i ka trishtuar ata duke bërë që ata të mos besojnë se mund të ndërtojnë të ardhjmen këtu. Kemi si qëllim si misionar të bashkohemi të rivendosim pluralizmin, të bashkohemi me këtë grup që vjedh çdo minutë, çdo orë, çdo ditë, çdo muaj, çdo vit.