Anthony Fauci deklaroi gjatë një emsioni televiziv se më shumë jetë mund të ishin shpëtuar nëse Donald Trump do të kishte vepruar më shpejt për të mbyllur qarkullimin për parandalimin e koronavirusit.
Imunologu i lartë i qeverisë tha se mund të bëhej më shumë që të kishin ngadalësuar përhapjen dhe të zvogëlonin degëzimet e shpërthimit të koronavirusit në Sh.B.A.
“Natyrisht që logjikisht mund të thuash se nëse do të kishe një proces që po vazhdonte dhe do të filloje zbutjen më herët, mund të kishe shpëtuar jetë, padyshim,” i tha Fauci CNN’s State of Union.
“Askush nuk do ta mohojë këtë,” vazhdoi ai, por shtoi “kishte shumë reagime për t’i mbyllur gjërat atëherë”.
Ekzistojnë disa raporte që zyrtarët e inteligjencës i thanë Shtëpisë së Bardhë se ekzistonte një kërcënim me virus që vinte nga Kina qysh në nëntor, duke treguar që presidenti dinte për koronavirusin më shpejt se sa lejoi.
“Ju e dini, Jake, siç e kam thënë shumë herë, ne e shikojmë atë nga një këndvështrim i pastër shëndetësor, ‘tha Fauci për Jake Tapper të CNN. ‘Ne bëjmë një rekomandim. Shpesh, rekomandimi merret. Ndonjëherë, nuk është kështu.
Deri më tani, mbi 20,000 njerëz vdiqën në Sh.B.A pasi u infektuan nga koronavirusi dhe ka më shumë se 530,000 raste që nga mëngjesi i së Dielës.