Pas përfundmit të tryezës për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri përfqësues i PS-së, u shpreh se më në fund ka një marrëveshje mes palëve.
Gjiknuri theksoi se do përpiqen të punojmë me konsensus me ndihmën e ODIHR për Reformën Zgjedhore.
“Kemi një marrëveshje mes palëve, që opozita jashtë parlamentare të përfshihet në diskutime me qëllim arritjen e një produkti të dakordësuar. Ne do përpiqemi të punojmë me konsensus me ndihmën e ODIHR, është ajo c’ka kemi nisur në komisionin e reformës zgjedhore.
Duhet të kuptojmë problemet e sistemit zgjedhor, nuk ka asnjë rekomandim ndërkombëtar, se nuk mund t’i japë kush mend Shqipërisë cfarë sistemi të ndjekë. Do kërkojmë ekspertizë për administrimin e zgjedhjeve.
Komisioni për reformën funksionon pasi aty bëhen të gjitha diskutimet, cdo draft miratohet në komision. Opozita ka një vend në të që nuk e ka shfrytëzuar. Gjetëm një modalitet që të jetë pjesë e punës për reformën zgjedhore. Kemi vullnet të mirë për të gjetur një formë dialogu me opozitën.
Maxhoranca është e gatshme të punojë, të dëgjojë propozimet e opozitës, dhe nëse ato janë në përputhje me rekomandimet e ODIHR, do t’i pranojmë .” u shpreh Gjiknuri.