Ditën e djeshme u përhap me shpejtësi lajmi se dy deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë kërkohej t’iu hiqej mandati nga ana e Prokurorisë. Bëhej fjalë për Aqif Rakipin e PDIU-së në Elbasan dhe Gledion Rehovicën e LSI-së në Berat.
Edhe pse thashetheme, në lidhje me deputetët kishin qarkulluar zëra pë implikimin e tyre edhe më herët , por autoritetet nuk e kishin parë të udhës që të kryenin hetimet e rastit.
Fiks një vit më parë gazetari Basir Çollaku, i kishte thënë të tëra përveç emrave. E megjithatë të dy këta persona u rikandiduan sërish në zgjedhjet e Qershorit të këtij viti.
Çfarë shkruante gazetari një vit më parë:
Dy deputete te tjere te papermendur ende, me denime droge ne Zvicer dhe Itali.Jane te mazhorances qe ka dijeni dhe hesht..
Dy deputete te tjere emrat e te cileve nuk jane publikuar ende, kane denime per trafik droge dhe qeniesh njerzore per prostitucion ne Itali dhe Zvicer. Ky eshte nje informacion qe kam bindjen dhe dijenine se disa kolege te mi e njohin me detaje gjithe historine. ne detaje. Njeri eshte deputet i LSI tjetri i partise tjeter aleate te Rames, PDIU?!?!
Njeri eshte denuar me 15 vjet burg ne Zvicer per trafik droge, ndersa tjetri me 12 vjet burg per trafik droge dhe femrash. Mazhoranca ka dijeni, madje ka edhe dokumentacionin perkates vendimet e denimit. Mosberja publike eshte nje siklet me pak, ose pritet ndonje pazar tjeter me deputetet dhe shefat e tyre, sepse jane aktore te mbledhjes se dhunshme te votes.
Duket se Dekriminalizimi kerkon ende vullnet. Sepse heshtja e mazhorances eshte shenje se duan ti mbrojne dhe me pas perdorin ne zgjedhjet e ardheshme. Rama dhe Meta e dine shume mire se cilet jane keto dy deputete..Nuk i thone se mbase u kane borxhe ketyre trafikanteve te denuar…Treni eshte Elbasan-Berat…
(E.K/FAXWEB)