00:22 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Asllan Dogjani sulmon Xhelal Mziun: Abuzove mbi qytetarët, Kamza doli 7 mijë vota më pak se në 2013-ën

08:38 | 07/07/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Asllan Dogjani sulmon Xhelal Mziun: Abuzove mbi qytetarët, Kamza doli 7 mijë vota më pak se në 2013-ën

Asllan Dogjani duke iu referuar rezultatiti të zgjedhjeve të 25 qershorit  ka sulmuar kreun e Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziun. Duke i dhënë një përgjijgje mesazhit falenderues të Flamur Hoxhën për mbështetjen në fushatë, Dogjani flet pa doreza  në reagimin e tij kundër Mziut. 

Sipas Dogjanit Kamza ka pasur një rezultat të keq më 25 qershor pasi ka marrë rreth  7 mijë vota më pak se në vitin 2013 në Kamëz, e Paskuqan përballë PS+LSI. 

“Apo po ta krahasosh me koalicione, ne si Parti Demokratike kemi marr rreth 7 mije vota me pak se ne vitin 2013 ne Kamez, e Paskuqan perball PS+LSI. Per here te pare, marrim vetem 800 vota me shume se PS+LSI, krahasuar me rreth 9000 vota ne vitin 2013 Kamez + Paskuqan.”, thekson Dogjani. 

Më tej ai thekson se kjo erdhi  si “rezultat i abuzimit me qytetarët nga ana e drejtuesve të bashkisë”, një thumb ky për  Xhelal Mziun. 

“Por ky rezultat, nuk ka ardhur per shkakun tuaj, as per per mungesen e punes se strukturave, apo anetareve te thjeshte te Partise Demokratike, por ka ardhur si rezultat i abuzimit me qytetaret nga ana e drejtuesve te bashkise. Ne Kamez, nje qytetar nuk mundi te merrte dhe te marre nje certifikate per te aplikuar per ndihmen ekonomike pa paguar taksat qe nga viti 2007, pavaresisht se eshte i varfer, i papune apo invalid… Megjithese taksat i kishim premtuar per ti falur ne zgjedhjet e vitit 2015.”, shkruan Dogjani. 

Sjellim në vëmendje që Flamur Hoxha falenderoi vetëm dy ditë më parë Mimoza Hajdarmatajn dhe Asllan Dogjanin. Të dy nuk u përfshinë në listat e deputetëve nga Lulzim Basha, por siç thotë Hoxha morën pjesë pjesë me dinjitet në fushatën elektorale.

”Nuk shaluan inatin e hakmarrjen si shumë të tjerë që dolën kundër Partisë Demokratike hapur e fshehtë, pse nuk dolën kandidatë për deputetë.I falenderoj përzemërsisht dy deputetët e nderuar Mimoza Hajdarmatën dhe Asllan Dogjanin që morën pjesë me dinjitet në fushatën elektorale të Partisë Demokratike në Bashkinë Kamëz. Këta miq të mi që na mbështetën pa rezerva ditën t’i jenë mirënjohës Partisë Demokratike. Faleminderit miq! Faleminderit Mimoza HAJDARMATAJ ! Faleminderit Asllan Dogjani !”, u shpreh Hoxha.

Postimi i Asllan Dogjanit

Flamur!
Te falenderoj shume per mesazhin, respekte per ju dhe per punen tuaj ne kete fushate elektorale per fitoren e Partise Demokratike.

Keni bere nje pune te shkelqyer, i thjeshte i perkushtuar shume komunikues me njerzit.

Fal punes tuaj dhe punes se drejtuesve te struktures, anetareve te thjeshte te Partise Demokratike, me shume mund arritet te merrnit kete rezultat me 4800 vota para ne Kamez dhe rreth 1200 ne Paskuqan…

Ju nuk u lodhet kurre, shkuat dere me dere respektuat gjithsecilin qe takuat.

Per punen qe bete do isha i sigurt se rezultati do te ishte 15 mije vota para dhe jo me tre mije mije vota me pak se ne vitin 2013 ne Kamez.

Apo po ta krahasosh me koalicione ne si Parti Demokratike ne koalicion kemi marr rreth 7 mije vota me pak se ne vitin 2013 ne Kamez, e Paskuqan perball Ps+lsi.

Per here te pare marrim vetem 800 vota me shume se Ps+lsi , krahasuar me rreth 9000 vota ne vitin 2013 Kamez+ Paskuqan.

Por ky rezultat nuk ka ardhur per shkakun tuaj, as per per mungesen e punes se strukturave, apo anetareve te thjeshte te partise por ka ardhur si rezultat i abuzimit me qytetaret nga ana e drejtuesve te bashkise.

Ne Kamez nje qytetar nuk mundi te merrte dhe te marr nje certifikate per te aplikuar per ndihmen ekonomike pa paguar taksat qe nga viti 2007 pavarsisht se eshte i varfer, i papune apo invalide… Megjithese taksat i kishim premtuar per ti falur ne zgjedhjet e vitit 2015.

Personave me aftesi te kufizuar( invalideve) nuk u jepet paga pa paguar taksat….

Ne Paskuqan dhe ne Kamez duhet te paguash faturen e ujit pa patur uje ne shtepi edhe kur ujin e ke siguruar me pus.

Duhet te paguash faturen e kanalizimeve te ujrave te zeza kur nuk ke kanalizime fare dhe ujrat i mbledh me grope…

Taksat e biznesit jane pothuajse me te larta se ne Tirane..
Edhe aty ku uji vjen dy ore ne dite ta nderpresin kur nuk ke mundesi ta paguash faturen se je i varfer…
Duhet te paguash faturen e ujit aq sa mendon bashkia dhe jo aq sa shpenzon qytetari

Per te marr nje leje per te ndertuar apo riparuar shtepine nuk shpeton dot pa paguar ryshfet…
E shume probleme te tjera qe jam i sigurt se ty Flamur ti kane thene qytetaret…

Jam i sigurt se kudo ke degjuar qe do ta japim voten se jemi me Sali Berishen e Partine Demokratike por sa here bie shi na mbyten shtepite vetem se nuk pastrohen kanalet e ankesat e tjera qe sapo i permenda me larte.

Edhe njehere dua te falenderoj ty per punen e shkelqyer qe ke bere anetaret, drejtuesit e strukturave, qytetaret e Kamzes dhe te Paskuqanit per mbeshtetjen e vazhdueshme ndaj Partise Demokratike.

Por ka ardhur koha qe ate mbeshtetje qe na e kane dhene qytetaret tu perkthehet te pakten me respekt e komunikim njerzor me ta.

Ka ardhur koha qe te mos abuzojme me ta me mendimin se Kamza e Paskuqani eshte e jona dhe voton per ne …
Ka ardhur koha ta ngrejme zerin te gjithe , te flasim hapur, te mos heshtim kur abuzohet me qytetaret, kur pushtetaret sillen si cifligar dhe ti mbrojme nga abuzimi i shtetit dhe pushtetit…..

Une do ta beje nje gje te till, do jem gjithmone ne mbrojtje te te drejtave, lirive dhe interesave te qytetareve te Kamzes e Paskuqanit dhe gjithe Shqiperise dhe jam i sigurt se dhe ju do ta beni dhe gjithe demokratet e ndershem nuk do heshtin.

(J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: Asllan Dogjanireagimxhelal mziuzgjedhjet
Pas

Jashtë planeve të Interit, Rei Manaj drejt aventurës gjermane

Para

LETRA e dhimbshme, çfarë i shkruante Eneo Ferko ish-të dashurës pak ditë para se t’i jepte fund jetës

Para
DËSHMIA tronditëse e mikut të 20-vjeçarit që vrau veten në Fier: I kishte dërguar video duke pirë helm ish-të dashurës, ajo s’kishte reaguar

LETRA e dhimbshme, çfarë i shkruante Eneo Ferko ish-të dashurës pak ditë para se t’i jepte fund jetës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

“Putini do të vazhdojë të vrasë njerëz”, Trump: Ukraina ka nevojë për ‘Patriotët’

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.