Pas vrasjes së bababit dhe xhaxhait të tij, Asmer Bilali është kthyer sërish në qytetin e Shkodrës, pasi ka qenë dëshmitar në gjyqin ndaj shtetasit Nehat Fojleta i akuzuar për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë ndaj ish-trajnerit të Vllazisë Ernest Gjoka dhe shtetasit Sehar Xhenje, i akuzuar si bashkëpunëtor në këtë ngjarje.
Asmer Bilali i gjendur nën masën “arrest me burg” erdhi nga Tirana si dëshmitar i ngjarjes të një viti më parë. Makina me të cilën u largua autori Fojleta ishte në përdorim të Asmer Bilalit.
Burimë për Faxweb.al bëjnë me dije se në dëshimë e dhënë në Gjykatë, Bilali është shprehur se makinën ja kishte lënë mikut të tij, Sehar Xhenje, dhe nuk kishte dijeni të mëtejshme për ngjarjen.
Ndërkohë që dje situata e nderë në Shkodër vijon të jenë ende prezente, pasi jo më larg se dje u kërcënua trajneri aktual i Vllaznisë Agim Canaj dhe drejtuesit e tjerë të ekipit.
Të shtunën që lamë pas në Shkodër, në lagjen Kiras u ekzekutuan në derën e banesës së tyre Ibrahim dhe Astrit Bilali, në një ngjarje që mbetet ende e pazbardhur.
(E.K/FAXWEB.AL)