Kreu i KLP-së Gent Ibrahimi i ka dorëzuar Kuvendit shkresën me renditjen e 3 kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.
Duke qenë se asnjë nga kandidatët nuk bën ankimim, lidhur me pikëzimin e tyre në KLP, renditja që mbetet në fuqi është:
Olsian Çela me 459 pikë
Arta Marku me 406 pikë
Fatjona Memçaj 362
SHKRESA
Lënda: Dërgohet vendim nr.236 datë 14.11.2019 i KLP “Për renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.
KUVENDIT TË SHQIPËRISË
Z. GRAMOZ RUÇI
KRYETAR
T I R A N Ë
I nderuar Z.Ruçi,
Në mbështetje të nenit 148/a pika 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë”, ligjit nr .97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”; Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në mbledhjen e tij të datës 14.11.2019 ka miratuar vendimin nr.236 “Për renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm”. Me mbarimin e afatit të ankimimit më datë 21.11.2019, rezultoi se asnjë nga kandidatët në këtë proces nuk ka ushtruar të drejtën e ankimit.
Për sa më sipër në bazë të nenit 34 dhe 35, të ligjit nr. 97/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe tё nenit 21 pika 6 të Rregullores “Për kriteret dhe procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë”; bashkëlidhur Ju përcjellim vendimin nr.236 datë 14.11.2019 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe relacionin shpjegues, si pjesë përbërëse të tij.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin
KRYETARI
GENT IBRAHIMI
Nga Olsian Çela te Marku dhe Memçaj, si u ndanë pikët për 3 kandidatët për kryeprokuror (Detajet)
Discussion about this post