Asnjë arrestim për ngjarjen në Lezhë, justifikohet Policia: Nuk ka asnjë provë për prapavijë politike të incidentit.
Nga dje ka mbetur pa autor rrahja në Lezhë e një kryeplaku që ishte mbështetës i LSI-së. Mirëpo pavarësisht kësaj Policia e Shtetit ka reaguar për akuzat e kreut të Kuvendit.
Policia shpreh keqardhjen për sulmin mbi Policinë e Shtetit nga ana e një lideri politik.
REAGIMI I POLICISË;
Reagim i Policisë së Shtetit: Keqardhje për sulmin e sotëm mbi Policinë e Shtetit nga ana e një lideri politik, lidhur me incidentin e ndodhur në Lezhë. Ashtu sikundër e ka komunikuar me transparencë të plotë më parë, Policia e Shtetit përsërit se ka kryer të gjitha veprimet hetimore dhe nuk ka asnjë provë për prapavijën politike të incidentit.
Pretendimet e personit të goditur po vazhdojnë të hetohen. Por mbetet fakti që në deponimin e tij ai ka folur për persona të panjohur dhe nuk ka raportuar asgjë konkrete që te ngrihet dyshimi i arsyeshëm se incidenti është i motivuar politikisht.
Policia e Shtetit do të vazhdojë të kryeje me përgjegjshmërinë më të lartë profesionale detyrën e saj kushtetuese e ligjore dhe u bën thirrje të gjitha subjekteve e liderëve politikë të shmangin çdo përfshirje direkte ose indirekte të Policisë së Shtetit në retorikën e tyre elektorale. (E.K/SHUPLAKA)