Pasditen e sotme u raportua se një punonjës i firmës Salillari ishte kishte marrë lëndime gjatë një incidenti gjatë punimeve që po realizohen në zonën e Kardhiqit në Gjirokastër.
Me anë të një reagimi për Fax News, kompania informon se 52-vjeçari është dërguar në spital nga kolegët e tij dhe pas një trajtimi të shkurtër mjekësor, me insistimin e tij është rikthyer në vendin e punës.
Mësohet se lëndimi ka qenë i lehtë gjë e cila nuk i ka shkaktuar probleme që të përbëjnë shqetësim për shëndetin e tij.
Latif Gaba po punonte në kanalet e rrugës nacionale Tepelenë-Gjirokastër teksa ka ndodhur edhe incidenti, dhe mënjëherë pas ngjarjes pavarësisht se nuk ka marrë lëndime serioze, është insistuar të dërgohet në spital për konsultim mjekësor.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post