Enkelejd Alibeaj ka zbardhur takimin e mbajtur ditën e sotme nëzyrat e kuvendit ku së bashku me disa deputetë të tjerë të grupit parlamentar të PD-së, u takuan me ambasadorët kryesorë në vendin tonë.
Për mediat, Alibeaj u shpreh se gjatë takimit ishte diskutuar për reformat e nisura në kuvend, ndërsa theksoi se do kishte edhe takime të tjera në vijim.
“Një nga takimet që i kemi pasur format shumë kohë më parë. Objekt i takimit të gjitha ato reformat që i kemi nisur në parlament dhe ju i keni ndjekur. Takim i parë që do të pasohet nga të tjerë, qoftë në këtë format apo të tjera,” tha Alibeaj.
Në ishin të pranishëm deputetët ; Dhurata Çupi, Jorida Tabaku, Grida Duma, Agron Gjekmarkaj dhe Gazmend Bardhi. Ndërsa ra në sy fakti se gjatë takimit, nuk ka qenë i pranishëm asnjë deputet që ka dalë hapur krah Berishës.