Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se asnjë deputet socialist që ka marrë të paktën një mandat nga PS nuk do të jetë pjesë e listës së mbyllur.
Rama deklaroi se kushdo prej tyre që nuk është dakord duhet të njoftojë drejtuesit politik përpara përpilimit të listës së kandidatëve për deputetë.
Edi Rama: Sot ne kemi një ekspericë që nuk e ka asnjë parti politike që është gjëja që quhet garanci, kemi një kapacitet në territor për ti dhënë shqiptarëve mundësinë për të zgjedhur një parti të re, më të renë e të gjithë atyre që janë në territor, duke votuar një parti tjetër sikur të bjerë zari 3 herë tek 6 mund të kapësh një deputet të ri. Duke votuar këtë parti mund të përfaqësohesh nga një forcë me deputetë të rinj e të reja.
Kemi bërë një organizim tërësor të PS. Nuk kemi përmbyllur akoma të gjithë procesin që do të përmbyllet në Kryesinë e PS-së, por ajo që dua të ndaj me ju “cilido dhe cilado prej jush që nuk pranon të jetë në listën e hapur, duhet tia bëj me dije drejtuesit apo drejtueses politik” parimi i listës së re do të jetë “asnjë deputet në gjininë mashkullore që ka marrë qoftë edhe një mandate nga PS nuk do të jetë në listën e mbyllur, është e drejta e kujto që nuk dëshiron të jetë në listën e hapur që të na thotë. por të na e thotë përpara që më vonë të mos na thotë nuk shkojnë.
Luftën duhet ta bëjnë ata që kanë më shumë eksperiencë dhe që kanë marrë më shumë nga votuesit dhe PS-së të parët. Në listën e hapur do të ketë plot të rinj dhe të reja.
E dyta, kam thënë që drejtuesit politik do të jetë në listën e hapur, por kjo do të çorodiste të gjithë procesin sepse nuk do të lejonte asnjë barazi shansesh në garë dhe nga ana tjetër nuk do të garantonte asnjë lloj drejtimi të vërtetë politik
Discussion about this post