07:36 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Asnjë fëmijë nuk ka lindur për të luftuar”, CRCA letër publike Ramës: Jeni babai i dy fëmijëve, kthejini në atdhe ata

22:23 | 21/10/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Asnjë fëmijë nuk ka lindur për të luftuar”, CRCA letër publike Ramës: Jeni babai i dy fëmijëve, kthejini në atdhe ata

Altin Hazizaj, Drejtor Ekzekutiv CRCA/ECPAT Shqipëri i ka nisur një letër të hapur kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës në lidhje me fatin e minurenëve shqiptarë që ndodhen në zonën e luftës në Siri dhe rreezikojnë jetën e tyre.

Hazizaj shprehet se Rama duhet të veprojë edhe sip rind dhe baba I dy fëmijëve dhe se fati I tyre është në dorën e tij, për këtë thotë më tej, duhet të bëjë gjithçka për riatdhesimin e tyre.

LETËR E HAPUR

  1. Kryeministër, ktheni fëmijët tanë në Shqipëri!

Drejtuar:         z. Edi Rama

                        Kryeministër i Shqipërisë

I nderuar Z. Rama,

Ju drejtohem me këtë letër të hapur publike, për të kërkuar kthimin urgjent të të gjithë fëmijëve shqiptarë që ndodhen dhe vuajnë në kampet famëkeqe në Siri, në Shqipëri. Sipas informacioneve të pakonfirmuara, janë rreth 50 fëmijë dhe të mitur shqiptarë që ndodhen prej vitesh ose kanë lindur në kampet famëkeqe të ISIS dhe që jashtë dëshirës së tyre janë bërë pjesë e konfliktit të armatosur në Siri.

Asnjë fëmijë nuk ka lindur për të luftuar! Asnjë fëmijë nuk është përgjegjës për krimet e prindërve të tij!

I nderuar Z. Kryeministër,

Po ju drejtohem me këtë letër të hapur për të shprehur shqetësimin e Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA), organizata më e vjetër e të drejtave të fëmijëve në vend, por edhe atë personal, që asnjë fëmijë shqiptar nuk duhet të jetë viktimë e luftimeve në Siri!

Për këtë ne kërkojmë angazhimin tuaj si Kryeministër, por edhe si baba i dy fëmijëve: A nuk do të kishit vajtur edhe Ju në fund të botës për të gjetur fëmijët tuaj dhe për t’i sjellë ata në shtëpi? Të gjithë ne, prindër të prekur nga ky konflikt, qytetarë të thjeshtë apo të angazhuar për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve, sot kemi një thirrje për ju dhe Qeverinë tonë: SILLNI FËMIJËT TANË NË SHTËPI!

Alvin Berisha, 11 vjeç, nuk dihet nëse është gjallë! Jeta e tij është në duart tuaja! Si Alvini janë me dhjetra fëmijë shqiptarë që presin që Qeveria e tyre t’i shpetojë nga vdekja e sigurt! Ne kërkojmë kthimin në shtëpitë e tyre edhe të Evës, Endrit, Fatimes, Esmas, Belkizes, Suejdit dhe të gjithë fëmijëve që sot ndodhen në kampe në Siri.

  1. Kryeministër, CRCA/ECPAT Shqipëri, ju kërkon nisjen me urgjencë të të gjitha procedurave për gjetjen, marrjen në mbrojtje dhe kthimin në Shqipëri, të fëmijëve shqiptarë viktima të konfliktit të armatosur! Shteti shqiptar dhe Ju personalisht keni një miqësi të provuar me drejtuesit e shtetit Turk, ndaj ne ju kërkojmë sot publikisht: mos e lini këtë miqësi të duket e bukur sa për foton apo takimin e rradhës! Përdoreni atë për të shpëtuar jetë fëmijësh! Forca juaj nuk duhet të ndalet deri sa edhe fëmija i fundit të jetë kthyer në Shqipëri!

Sinqerisht,

Altin Hazizaj
Drejtor Ekzekutiv
CRCA/ECPAT Shqipëri

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: altin hazizaj
Pas

Riatdhesimi i shqiptarëve në Siri, mininstri i Drejtësisë tregon rrugën që ka ndjekur Kosova

Para

Mesazhi tronditës i Klotildës nga Al-Hol për vëllain: Duhet pare e madhe me dalë nga këtu

Para
Mesazhi tronditës i Klotildës nga Al-Hol për vëllain: Duhet pare e madhe me dalë nga këtu

Mesazhi tronditës i Klotildës nga Al-Hol për vëllain: Duhet pare e madhe me dalë nga këtu

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.