Nga foltorja e Kuvendit kryeministri Rama në vend që të jeptesqarime në lidhje me situatën e krimit dhe me ngjarjet e ndodhura së fundi në Elbasan ka hedhur akuza të forta në drejtim të opozitës.
“Kjo nuk ka lidhje me atë që dikur quhej nxirje e realitetit, po ka të bëjë me një pyetje shumë të thjeshtë: kujt i shëbeni ju? Ju nuk I përgjigjeni as interesit së partisë suaj, pasi dhe asaj po ia hiqni tullat një e nga një. Dhe kjo do të vazhdojë nga humbja në humbje sa kohë që ju të mos kuptoni cili është roli juaj. Ju as nuk skuqeni, as nuk zverdheni dhe as nuk nxiheni.
Ça jeni ju që nuk dini të ndani Europën e vlerave, të sfidave, me disa racistë në politikën e sotme Europiane dhe me disa axhenda që janë në dritën e diellit. Axhenda që synojnë destabilizimin e Europës, krim etnik shqiptar është një shprehje që duhet ta neverisim të gjithë bashkë. Ju në vend që të ndaheni nga ta filloni dhe flisni me gjuhën e tyre në Kuvend.
Të bësh politikë me krimin është të bësh lobimin e krimit. E kanë thënë të tjerë, nuk e them unë që kanë qenë shumë më të lartë dhe shumë më të zotë se ju. Ikni nga ky Kuvend me sa më shumë pupla dhe ktheheni me sa më pak vota. Ju kujtoni se shqiptarët nuk e shohin vetë realitetin dhe duan ta dëgjojnë nga ju. Ju mendoni se miliona njerëz nuk kanë mundësi që të flasin me votë dhe presin që tua thoni ju. Krimi është krim, kriminelët s’kanë atdhe.
Fakti që shqiptarët goditen nga burime informacione antieuropiane. Ju keni humbur fuqinë për t’u habitur, sikur Shqipëria të ishte atdheu i krimit, ju mendoni se partnerët nuk do të flisnin. Mungesa e guximit ju mbajti mbyllur në një çadër që ju nxori rruar e qethur.
Kthehuni te çadra dhe bëni analizën tuaj, unë ju shoh nga pas dhe mezor ju dalloj nga çadra që merrni me vete. Jam i gatshëm që ne të bëjmë gjithçka mirë duke abshkëpunuar. Jeni në metro ju,si mund të blihen votat, si mund të merren më shumë vota duke kyçur njerëzit. Na katandisët duke ju sjellë njerëz që të kapnit cepin e trotuarit, se siu vinte njeri”, u shpreh ndër të tjera Rama.
(E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post