Kreu i qeverisë Edi Rama teksa ka marrë fjalën e tij në Kuvend është shprehur optimist se Shqipërisë do ti hapen negociatat në muajin Qershor.
Sipas tij vendi ynë i ka plotësuar të gjitha kushtet për negociatat, pavarësisht qëndrimeve radikale të popozitës, që për Ramën kanë kërkuar që të bllokojnë procesin.
“Rikonfirmimi i rekomandimit pa kushte për të dytën herë nga KE për Shqipërinë është edhe rikonfirmim i një të vërtete shumë të të thjeshtë, Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat për të çelur negociatat për anëtarësim.
Hapja e negociatave është një vendim që merret nga KE-ja, që përbëhet prej të gjithë kryeministrave dhe presidentëve të vendeve anëtare bazuar në rekomandimin e komisionit, por edhe si rezultat i dinamikave të brendshme në vendet anëtare.
Nëse raporti i KE ndërtohet mbi kritere teknike duke verifikuar kryerjen detyrave, vendimmarrja i kalon kriteret teknike, subjektiviteti politik i vendeve ka rolin e tij. Jemi në kushtet kur nga brenda vendit u jepet forcave që janë kundër zgjerimit një ushqim kundër vendit. Në funksion të pengimit të kësaj vendimmarrje dhe krijimit të aleancave që janë të vendosura kundër zgjerimit”, tha Rama.