Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani, një ditë para vizitës së tij zyrtare në Serbi, ku do takojë Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, dhe ministrin, Ivica Dacic ka folur dhe për integrimin e Serbisë.
Në një intervistë për European Western Balkans, ai ka folur dhe për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Duke mos përmendur në asnjë rresht Shqipërinë, Tajani ka thënë se mundësia reale për integrim në BE është për Serbinë dhe Malin e Zi, duke shtuar se këto dy vende kanë një progres real.
“Vendet e Ballkanit Perëndimor, kanë një perspektivë shumë të qartë për Europën, dhe Parlamenti Europian i mbështet ato në progresin e tyre, por topi është në fushën e tyre. Progresi është domethënës në disa fusha, si reformat ligjore, gjyqësore dhe mbrojtja e të drejtave fundamentale. Mali i Zi dhe Serbia, mund të jenë të dyja gati në 2025, dhe kjo është një rrugë.”tha Tajani.
Burimi: Europeanwesternbalkans.com
(F.G/Faxweb)