Një 57-vjeçare në Elbasan ka denoncuar në polici zhdukjen e vajzës së saj 27-vjeçare që prej tre ditësh.
Pas denoncimit të bërë nga nëna e të zhdukurës, policia vijon punën për gjetjen e saj.
Njoftimi i policisë:
Më datë 18.09.2017, shtetësia R.P, vjeç 57, banuese në Elbasan, kallëzon se më datë 16.09.2017, i është larguar nga banesa vajza, shtetësia D.P vjeç 27. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.
(B.H/Shuplaka)