Pas lajmeve në mediat ndëerkombëtare për situatën e zjarreve në Shqipëri ka reaguar deputeti socialist Erion Braçe.
Duke shmangur përgjegjësinë nga paaftësia e shtetit për të shuar flakët Braçe shan të gjithë ata që sipas tij shkrepsen e kanë pasion.
Po ashtu ai bën fajtorë edhe palët politike që përmes deklaratave të tyre kundër vendit nxisin klimën e urrejtjes te njerëzit.
STATUSI I BRAÇES:
Bravo qelbesira!
Ja dolet te jeni ne CNN si pirromane,
me veprat tuaja!
Shikoni,
ky vend do vijoje te digjet dhe jo prej motit!
Ky vend do vijoj te digjet,
prej cdo qelbesire qe shkrepsen e ka hobi, sport apo argetim;
me keq, e ka shfryrje mendore apo biologjike, fryre prej cdo gjeje qe jeton apo donte te jetonte dhe se arrin dot;
edhe me keq se kaq, e ka nxitje nga cdo tellall i zi politik qe e mallkon kete vend cdo dite,
madje uron qe te shkoje keq e me keq;
flake e hi, i zi, e perkthen ai tjetri!! Por ky vend, do vijoje te digjet prej mendjes e mendedise:
Une, Ai, Ne, Ata e dogjen, Ti-Shteti e ke per detyre ta shuash!! Kush e mendon shtetin te tille,
natyrisht zjarr do ndeze e zjarrin si politike do perdore!!
(E.K/SHUPLAKA)