Presidenti i vendit Ilir Meta ka ftuar të gjithë qytetarët që ti bashkohen në shesh në datën 2 Mars, të pajisur vetëm me flamujt kuqezi, për të bërë një tubim kundër “Grushtit të shtetit”, siç quan ai maxhorancën.
Ndërkohë që ditën e sotme ka reaguar edhe zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi, i cili duke falenderuar shqiptarët për mesazhet e solidaritetit, i fton ato me 2 mars që të dalin në mbrojtje të kushtetutës.
“Faleminderit mijra shqiptarëve për mesazhet e solidaritetit! Së bashku në 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”! Asnjë hap pas! “Vdekje” grushtit të shtetit! Liri Shqipërisë dhe shqiptarëve! RROFTË KUSHTETUTA! RROFTË SHQIPËRIA! ?? #PërKushtetutën #PërShqipërinë!”- shkruan Blushi.