12:39 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Asnjë humbje deri më tani, Gjici: Asgjë nuk ka vlerë nëse nuk fitojmë kampionatin

11:44 | 26/04/2017
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Safet Gjici: Thyejmë Partizanin për titullin (Kërkon mbështetjen e tifozëve)

Këtë vit në Kampionatin shqiptar gara është bërë mjaft e luftuar. Skuadra e Kukësit është në krye pa asnjë humbje gjatë këtij sezoni dhe synon një rekord, të cilin duhet ta shoqërojë patjetër me titull.

Ky është ultimatumi i presidentit të verilindorëve, Safet Gjici, në deklaratën e dhënë për “SuperSport”.

TITULLI

“Me rezultate shumë të mira dhe siç rrallëherë ndodh që një ekip të mos humbasë asnjë ndeshje gjatë gjithë sezonit, besoj që janë pjekur kushtet pas pesë vitesh investim që ta marrim titullin në Kukës. E meriton ai qytet, e meriton veriu ta marrim kampionatin. Nëse do të arrijmë finishin, besoj që e kemi arritur me meritë”, ka deklaruar Gjici.

STATISTIKAT

“Kemi një vit pa humbje, por kjo nuk do të thotë asgjë nëse nuk do të arrijmë të marrim titullin. Do të jetë thjesht një statistikë. Kemi gjashtë ndeshje, të cilat janë gjashtë finale shumë të vështira dhe me rivalë direkt. Nuk duhet të nënvlerësojmë asnjë nga ndeshjet.

Besojmë që e radhës me Laçin në Kukës do të jetë shumë e vështirë. U bëj thirrje lojtarëve dhe stafit teknik që të mos jenë euforikë, sepse asgjë nuk ka përfunduar. Natyrisht jemi në rrugën e duhur për të arritur objektivin kryesor, por është luftë e madhe deri në fund”, ka vijuar më tej presidenti i Kukësit.

GJYKIMI

“Pa diskutim që arbitrimi duhet të jetë shumë korrekt dhe nuk duhet të ndikojë në rezultat, ashtu siç bëri me Kukësin në Kukës. Rivalët, kur kanë problemet e tyre, mund të flasin për Kukësin apo për ekipet e tjera, por ne kemi gjetur një rrugë: të merremi me Kukësin, të merremi me veten dhe të shikojmë punët tona.

Bëjmë thirrje që arbitrat të gjykojnë drejt, jo vetëm për Kukësin, por për të gjitha skuadrat. Rezultatin ta marrin vetë ekipet në fushë, deri në fund, që kampionati të fitohet me meritë. Natyrisht do të jem i pari unë që ta uroj dhe t’i them suksese!”, ka deklaruar Safet Gjici.

 

Etiketa: gjiciintervistasafet gjicisport
Pas

Dieta që lufton diabetin dhe ju mban në formë

Para

“Big Brother” hap sërish audicionet, ja për çfarë bëhet fjalë

Para
“Big Brother” hap sërish audicionet, ja për çfarë bëhet fjalë

“Big Brother” hap sërish audicionet, ja për çfarë bëhet fjalë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Thethi po ndëshkohet politikisht nga Edi Rama, sepse nuk votoi PS-në .Hakmarrje primitive ndaj banorëve

PD kërkoi pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Tiranë, Kolegji Zgjedhor merr vendimin

Berisha denoncon ndërhyrjen në Theth: Krim shtetëror i Edi Ramës, asnjë ndërtim nuk ishte në zonë të mbrojtur

Kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO-së jep vendimin për Ilir Metën

Prisnin emigrantë që t’i transportoni kundrejt pagesës, bien në pranga dy persona në Gjirokastër

Elisa Spiropali me Kryetarin e Kuvendit të Turqisë: Tirana dhe Ankaraja i japin botës siguri e paqe, në një kohë ku retë e luftës janë rrotull nesh

Dështon për herë të 48 konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Peqin/ Arrestohet 20-vjeçari që organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, kundërshtoi me forcë policinë gjatë shoqërimit

Ilir Meta kërkon zbutje të masës së sigurisë, gjykata tërhiqet për vendim

IMT Kurbin nis aksionin për lirimin e hapësirave publike, prishen ndërtimet pa leje

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.