Ministria e Shëndetësisë informon për situatën në 24 orët e fundit. Janë kryer 126 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 5 qytetarë në Tiranë.
Janë 184 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 32 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,019 që nga fillimi i epidemisë