05:12 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Asnjë incident në protestën e 13 Majit, por Policia nuk e kursen kallzimin për Partinë Demokratike

07:54 | 16/05/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Asnjë incident në protestën e 13 Majit, por Policia nuk e kursen kallzimin për Partinë Demokratike

Asnjë incident nuk u shënua në protestën e opozitës në 13 maj në Tiranë, mirëpo dhe këtë herë nuk ka shpëtuar pa padi nga ana e policisë. “Organizim të tubimeve të paligjshme”, kjo ka qenë padia shkruan ‘’Panorama’’.

Drejtoria e policisë së Tiranës mësohet se ka referuar në prokurori pak orë pas protestës kallëzimin penal duke pretenduar për shkelje të ligjit për tubimet.

Kallëzimi mësohet se nuk ka emra të përveçëm por evidenton se protesta e PD para, gjatë dhe pas saj, është kryer në kushtet e nenit 262 të Kodit Penal.

Mësohet se referimi i bërë nga policia të premten e javës që shkoi është marrë për vlerësim nga prokurori Valentin Prençi, i cili ka qenë në gatishmërinë e hetimit të ngjarjeve në ditën e protestës së PD.

Burime të prokurorisë nuk kanë bërë asnjë koment në lidhje me këtë kallëzim të policisë, por nga ana tjetër mësohet se në referimin e policisë, pretendohet se protesta në fjalë ka shkelur pikërisht kushtet e parashtruara në kërkesën për dhënies e lejes.

Pavarësisht përmbajtjes së padisë penale të policisë për protestën e PD, duket se tashmë do të jetë prokuroria ajo që do të japë vlerësimin e saj.

Neni mbi bazën e të cilit është bërë kallëzimi, parashikon se: Organizimi i grumbullimeve dhe i manifestimeve të personave në sheshe dhe vende të kalimit publik, pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta apo kur nga organizatorët shkelen kushtet e parashtruara në kërkesën për dhënie të lejes, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Një ditë para protestës, policia në një deklaratë, theksoi se Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka kontaktuar përfaqësues të degës së Partisë Demokratike, duke u kërkuar që të plotësojnë kërkesën e sjellë prej tyre konform ligjit nr. 8773, datë 23.04.2001 “Për tubimet”, konkretisht, përcaktimin e orës së përfundimit të tubimit, personave përgjegjës në mbarëvajtjen e tubimit, personat që do të flasin në këtë tubim, etj.

Sipas deklaratës, Partia Demokratike nuk ka plotësuar ende të gjitha kërkesat ligjore të mësipërme që do të mund të bënte protestën e organizuar prej saj plotësisht ligjore në funksion të garantimit të
mbarëvajtjes së saj nga Policia e Shtetit.

Prokuroria e Tiranës ka në shqyrtim edhe një çështje tjetër në lidhje me protestat e PD muajt e fundit, pasi policia ka kallëzuar deklaratat e thirrjet e kryetarit të PD Lulzim Basha dhe përfaqësuesve të kësaj force politike për tubimin që parashikohej të zhvillohej në Kavajë më 7 maj.

Tubimi nuk u mbajt pasi zgjedhjet e parashikuara në këtë atë u anuluan për shkak të tërheqjes së kandidatit të PS. (E.K/SHUPLAKA)

 

 

Etiketa: 13 majiopozitaprotesta
Pas

Renee ka festuar ditëlindjen, shikoni festën dhe dhuratën e mami Norës dhe teze Erës

Para

Nga e kuqja e kostumit të Ballës, te pantallonat jeshile të Nanos. Shpërthejnë ngjyrat në “Top Story”

Para
Nga e kuqja e kostumit të Ballës, te pantallonat jeshile të Nanos. Shpërthejnë ngjyrat në “Top Story”

Nga e kuqja e kostumit të Ballës, te pantallonat jeshile të Nanos. Shpërthejnë ngjyrat në "Top Story''

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasje PD-PS në Dibër, bllokohet makinë me para e tollona nafte

Kukës/Dy persona në kërkim për korrupsion zgjedhor, kontrolle nga SPAK dhe Policia

Papa Leoni XIV nderon Françeskun me lutje private në Santa Maria Maggiore

Krujë/Niset shpërndarja e kutive të votimit për zgjedhjet, 93 qendra dhe mbi 62 mijë votues

Tragjedi në Divjakë, 65-vjeçari gjendet i mbytur në një kanal vaditës

Reuters: Liderët evropianë, Trump pranoi sanksione ndaj Rusisë nëse dështojnë përpjekjet për armëpushim

Në kërkim të mbështetjes ruse, Dodik takohet katër herë me Putinin në dy ditë

Elbasan/ Prokuroria ndalon katër persona për shtrimin e rrugëve në Belsh në prag të zgjedhjeve

Tragjedia në Gramsh, dalin pamjet e kantierit të HEC-it ku dy të rinjtë ishin duke punuar para se t’i zinte masivi i dheut që u shemb

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.