Pas postimit informues në Twitter për dorëheqjen e bujshme të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kryeministri Edi Rama nuk ka bërë ende asnjë koment në lidhje me zhvillimin e papritur në kabinetin qeveritar. I pranishëm në Lushnjë në kuadër të anëtarësimeve të reja në Partinë Socialiste ai dha vetëm një ‘mesazh të koduar’.
Për Ramën nëse je pjesë e PS-së, nuk je më njeri i lirë, pasi duhet të heqësh dorë nga disa zgjedhje personale. Në fjalimin e tij Rama thekson se kush del të gjuajë me gurë jashtë shtëpisë nuk është më pjesë e saj.
“Nëse do të dalësh ti gjuash me gurë shtëpisë, ik se nuk je pjesë e shtëpisë”, shprehet Rama.
Pjesë nga fjala e Ramës
Kur hyn në një parti nuk i bën do të gjitha.Unë që kur hyra në parti hoqa dorë nga ideja që mund të shkoja prapë në plazh nudo. Nuk shkoja dot më, se mbaroi. Po ka dhe të tjera, diskutojmë ne me njëri tjetrin dhe kemi ndonjë shok që thotë jam njeri i lirë. Jo mo se nuk je njeri i lirë, je i lirë ta thuash këtu dhe ta diskutojmë këtu, por nuk je i lirë të dalësh atje e të gjuash me gurë shtëpisë ku jemi bashkë se nuk ka kuptim. Nëse do të dalësh ti gjuash me gurë shtëpisë, ik se nuk je pjesë e shtëpisë.
Video minuta 16:54-17:20
(J.D/Faxweb.al)
Discussion about this post