Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar ndaj Ramës në lidhje me refirminin e Akademisë së Shkdencave.
‘Nga i gjithë ky debat i madh konceptual dhe parimor kryeministri ynë shkollëpak ka kuptuar vetëm që duhet t’i rrëmbejë godinën dhe të mos i japë më ca lekurina Akademisë.
Aq di, kot t’i kërkojmë më shumë atij.”, është shprehur Vasili.
Sjellim në vëmendje që Rama ka theksuar se nuk do marrë më asnjë qindarkë nga buxheti e do të duhet të dorëzojë godinën nëse nuk reformohet Akademia e Shkencave.
“Nëse nuk reformohet Akademia e Shkencave nuk do marrë më asnjë qindarkë nga buxheti e do të duhet të dorëzojë godinën! Prandaj#StopFarsës“, shkruan Edi Rama.
REAGIMI I VASILIT:
Shkollëpakti flet për godinën e Akademisë së Shkencave
Akademia e Shkencave ka nevojë të transformojë rrënjësisht raportin e saj me shoqërinë dhe vendin. Edhe menaxhimi i saj i brendshëm duhet të ndryshojë.
Akademia dhe akademikët duhet të jenë pjesë e vyer e debatit publik multivalencial, por ata i kanë munguar këtij debati, ndaj edhe ai është shpesh shumë i varfër dhe domen i profanëve të paskrupuj.
Raporti i akademisë me shkencëtarët e rinj të talentuar, që formohen në Shqipëri dhe jashtë saj dhe me kërkimin shkencor në tërësi, është i ngurtë dhe joinspirues.
Këto janë çështje madhore, që duan përgjigje, e që edhe ne i duam këto përgjigje.
Një tjetër Akademi Shkencash i duhet vendit. Zgjedhjet brenda saj, që riciklojnë problemet e vjetra dhe nuk na i japin këto përgjigje, përse duhen?
Nga i gjithë ky debat i madh konceptual dhe parimor kryeministri ynë shkollëpak ka kuptuar vetëm që duhet t’i rrëmbejë godinën dhe të mos i japë më ca lekurina Akademisë.
Aq di, kot t’i kërkojmë më shumë atij. (J.V/Shuplaka)