18:04 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Asnjë shenjë pendese, zbardhet dëshmia e 32-vjeçarit që vrau babanë me sëpatë: Doja vetëm…

11:29 | 03/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Me kokën ulur dhe pranga në duar, këto janë pamjet pas arrestimit të Arjan Shahajt

Asnjë shenjë pendese nuk është parë në sytë e Arjan Shahajt 32 vjecarit nga fshati Shëlës Bashkia e Memaliajt, një ditë pasi qëlloi për vdekje me sëpatë në kokë të atin e tij Ilijaz Shahaj.

Ngjarja ndodhi jo larg banesës së tyre cka bëri bujë shumë të madhe për shkak se në të kaluarën, nuk kishte ndodhur asnjëherë në këtë zonë një ngjarje e ngjashme. Arjan Shahaj, ka dhënë dëshminë e tij të parë mëngjesin e sotëm para oficerëve të Policisë Gjyqësore në Gjirokastër, në prani edhe të një avokati të vendosur nga shteti.

Vetë Shahaj, nuk ka shprehur shenja refleksi për aktin makabër që kishte kryer në dëm të të atit të tij cka vërteton katërcipërisht se vuan nga skizofrenia. Vetë Shahaj kishte pohuar sot me gojën e tij se ishte shtruar dy herë tek Spitali nr 5 në Tiranë ku trajtohen pacientët me probleme të rënda të sëmundjeve mentale.

Ndërkohë që Shahaj sipas informacioneve të sakta nga grupi hetimor, kishte vuajtur 7 vjet burg për tentativë vrasjeje ndaj një shokut të tij cka e kishte vuajtur dënimin e plotë deri në lirimin e tij pesë vite më parë. Shahaj ka rrëfyer ngjarjen e djeshme duke thënë se e kishte qëlluar të atin jo për t’a vrarë por për ta trembur.

Mirëpo gjurma e sëpatës në kokën e 77 vjecarit Ilijaz Shahaj, nuk të le të besosh në alibinë e 32 vjecarit pasi kishte qëlluar dy apo tre herë. Konfliktin mes tyre, 32 vjecari pretendon se ka qenë momental dhe jo i paramenduar. Ai u shpreh se gjithcka ka ndodhur kur po përgatisnin dushkun për t’ua dhënë kopesë së dhive që e kishin mbledhur në pyll mëngjesin e djeshëm dhe ka qene nje debat banal.

I gjendur përballë asaj cfarë ndodhi, Arjan Shahaj, është larguar menjëherë dhe ka hyrë në banesë ku ka gjetur të vetme kunatën e tij (nusen e vëllait). Kësaj të fundit i ka kërkuar të holla sepse do të largohej tek e motra e tij në kryeqytet pasi kishte një punë për të bërë. Kunata nuk ka reaguar sepse nuk kishte të holla për t’i dhënë. Ndërsa Arjani, ka shkuar tek dhoma e pleqve dhe aty ka marrë nga dollapi, 20 mijë lek të vjetra dhe është larguar menjëherë me rrobat e reja që kishte veshur.

Ndërsa i ka thënë kunatës që po largohet për në Tiranë, të parët që e kanë gjetur të mbuluar me gjak viktimën, kanë qenë komshinjtë e familjes Shahaj të cilët lajmëruan familjarët dhe më pas policinë e cila mbërriti në vendngjarje. Policia nga ana e saj ka rrethuar zonën dhe pas 3 orësh arriti në gjurmët e agresorit i cili u kap teksa po hypte në një furgon me targa të Fierit drejt kryeqytetit.

Mjaft herë Arjan Shahaj, ka qenë kontradiktor me deklarimet e veta mëngjesin e sotëm tek OPGJ dhe ndërkohë që është trajtuar një ditë më parë me qetësues dhe është izoluar i vetëm në një dhomë për shkak të rrezikshmërisë së lartë që paraqiste. Ditën e nesërme mendohet se do të jepet edhe masa e arrestit ndaj tij nga ana e shkallës së parë të gjyqësorit cka me shumë gjasa do të qëndrojë në burg për vrasjen e kryer një ditë më parë.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: arjan shahajzbardhet deshmiazbardhet deshmia e vrasesit te babait
Pas

Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretet e Metës, ç’qëndrim mbajtën deputetët e ‘opozitës së re’

Para

Ilda Bejleri ‘degjeneron’ Shakohoxhën: Nuk e kam pyetur për asgjë, sigurisht që paguhesha më shumë se…

Para
Ilda Bejleri ‘degjeneron’ Shakohoxhën: Nuk e kam pyetur për asgjë, sigurisht që paguhesha më shumë se…

Ilda Bejleri 'degjeneron' Shakohoxhën: Nuk e kam pyetur për asgjë, sigurisht që paguhesha më shumë se...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Joe Biden reagon pasi u diagnostikua me kancer: Na prek të gjithëve! Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen

Humbi mandatin për më pak se 100 vota, Gjylameti kërkon pamjet filmike nga KQZ

Thellohet zënka diplomatike mes Britanisë dhe Iranit, pas akuzës ndaj 3 iranianëve

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon del në shitje me çmimin fillestar prej 250,000$

Tragjike në Itali! U shtyp nga një kamion ndërtimi, ndërron jetë në vendin e punës 56-vjeçari shqiptar

KPA rrëzon ankimimin, Françeskina Lekani humb përballjen me vettingun

Sulm “i paprecedent” në Gaza, Netanyahu: Do ta marrim gjithë enklavën

Limaj takon Osmanin/ Konsultime politike lidhur me konstituimin e Kuvendit

Shirat e rrëmbyeshëm godasin Kinën, të paktën 6 persona kanë humbur jetën

Përfundon numërimi i Diasporës në 5 qarqe për votën preferenciale. Ja dy më të votuarit në Durrës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.