Deputetët vazhdojnë të dështojnë në konstituimin e përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës edhe katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, duke e lënë vendin pa institucione të reja.
Ata u mblodhën sot për të 32-tën herë radhazi, pa gjetur zgjidhje për zhbllokimin e ngërçit politik.
Madje në seancë u pa edhe një rënie e interesimit për pjesëmarrje, pasi vetëm 75 deputetë ishin të pranishëm nga 120 që ka Kuvendi i Kosovës.