Kryeministri Edi Rama në daljen e sotme për të diskutuar atë që ndodhi dje në ‘’Rrugën e Kombit” u shpreh se ka asnjë tërheqje nga tarifa.
E megjithatë sipas Ramës brenda gjashtë muajve do të ketë një identifikim të personave që e përdorin më shpesh rrugën duke mundësuar dhe qarkullimin përmes aboneve.
Pra brenda këtyre gjashtë muajve pagesa do të vijojë po njësoj edhe për banorët e zonës. Kryeministri nuk dha asnjë detaj në lidhje me sistemin që do të bëjë të mundur identifikimin e frekuentuesve të shpeshtë.
Nga ana tjetër kryeministri foli dhe për një studim, po pa dhënë arsyen se pse nuk është bërë publik nga ana e qeverisë për mediat.
“Nuk ka asnjë shans që kjo rrugë të mirëmbahet pa pagesë, është e pamundur. Dhe nga ana tjetër është plotësisht e parashikuar ëqë të ndërtohet një sistem i poaçëm për të gjithë përdoruesit e shpeshtë të rrugës. Të gjithë banorët e zonës që do përdorin rrugën shpesh do kenë kartën, abonenë për 1 muaj apo gjashtë muaj kjo do diskutohet. Për 6 muaj do identifikohen përdoruesit e shpeshtë, sipas ekspertizës ndërkombëtare” u shpreh Rama.
(E.K/FAXWEB.AL)