Një deputete e re e cila i është shtuar Përlamentit Brazilian vjeshtën e shkuar e cila njihet në vendin e saj për daljet provocative në të veshur këtë herë duket se e ka tepruar pasi është paraqitur në ceremoninë e saj të betimit për marrjen e detyrës me veshjen që shihni në foto.
Ana Paula da Silva, ka bërë bujë në internet pasi është shfaqur me një veshje, me të cilën ka rrezikuar mjaft shumë.
Da Silva përpara se të bëhej deputete ka qenë kryetare e një qyteti në Brazil e më pas është zgjedhur si përfaqësuese e shtetit Brazilian për zonën e Santa Catarina më 7 tetor 2018.
Ndërkohë për ceremoninë e betimit të saj para disa ditëve, ajo ka zgjedhur një veshje shumë provocative dhe aspak normale për një protokoll të tillë.
Kjo ka bërë që ajo të bëhet ndër personazhet më të përfolura të vendit. Qytetarët e shumtë por edhe mediat braziliane e kanë kritikuar 43-vjeçaren, e cila njihet në vend si Paulinha, pasi ka vënë në pah asetet, ndërsa përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë komplimentuar, duke thënë se është puna e saj ajo që duhet të komentohet dhe mënyra se si vishet.
Ndërkohë pas lumit të komenteve ka qenë vetë deputetja e cila ka reaguar përmes Instagramit të saj me fjalët: “Pak histori, për ata që nuk më njohin. Kjo është mënyra me të cilën më pëlqen të vishem, e cila, nga ana tjetër, nuk ka të bëjë fare me punën time. Unë nuk mund të ndryshoj nga ajo që jam, vetëm se jam bërë deputete tani”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)