23:10 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Astiri blindohet nga policët, ultimatum për lirimin e shtëpive/ Shpërthen banori ndaj opozitës: Doktor Berisha merr në dorë…

10:23 | 13/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Astiri blindohet nga policët, ultimatum për lirimin e shtëpive/ Shpërthen banori ndaj opozitës: Doktor Berisha merr në dorë…

Një prani e madhe forcash policore dhe të IKMT-së janë shfaqur paraditen e sotme në zonën e Astirit. Shkak për këtë është bërë lajmërimi që iu është dhënë banorëve për të liruar shtëpitë e tyre deri ditën e hënë, dhe për të nxjerrë prej aty sendet me vlerë.

Ditën e hënë pritet që të nisë prishja në lotin e dytë të Unazës së Madhe, ku projektohen të prishen dhjetra banesa, dhe kryesisht biznese, me të cilat këta qytetarë kanë siguruar jetesën prej më shumë se 20 vitesh.

Banorët thonë që IKMT nuk iu ka dorëzuar asnjë shkresë, për prishjen e objekteve, ndërkohë që komunikimi ka qenë vetëm verbal.

“Ne nuk pranojmë që ti lirojmë objektet, nuk na kanë sjellë qoftë edhe një letër a një shkresë, këto janë bandë nuk janë shtet. Veprojnë si bandit me qytetarët e thjeshtë dhe të pambrojtur”, shprehet një prej banorëve.

Ndërkohë që nuk kanë munguar as akuzat në drejtim të opozitës, që sipas banorëve segmente të saj janë shitur te qeveri. Një prej banorëve më aktiv Gëzim Sadikaj i kërkoi Sali Berishës që të ndërhyjë, pasi sipas tij opozita po i braktis ata.

“I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare që të vijnë këtu me ne, nuk ka një shkresë nuk ka një projekt, kanë marrë miratimin dhe duan të shtypin Unazën e Re. I bëj thirrje të gjitha amabsadave, shikojini këta kriminela, që kanë mbushur qeverinë shqiptare.

Du një shkresë shtetërore që të shkoj në gjykata, pastaj a më jepet a jo e drejta është punë e drejtësisë. Damian Gjiknuri është rehabilitu dhe nga segmnente të caktuara nga ana e opozitës. I bëj thirrje doctor Berishës që të marrë në dorë opozitës, pasi kjo opozitë nuk po kujdeset më as për qytetarët e vetë ”, shprehet i irrituar një prej banorëve.

Etiketa: astiriikmt aksion ne astir
Pas

Zbardhet përplasja me armë në Shkodër, 2 të rinjtë kishin planifikuar gjithçka (Dinamika e atentatit ndaj 32-vjeçarit)

Para

‘Ka ndonjë kinez aty?’ Turizmi grek goditet fort nga anulimet prej koronavirusit

Para
‘Ka ndonjë kinez aty?’ Turizmi grek goditet fort nga anulimet prej koronavirusit

‘Ka ndonjë kinez aty?’ Turizmi grek goditet fort nga anulimet prej koronavirusit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Danimarka ndryshon kurs, kalon tek armatimet. Frederiksen njofton lëvizjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.