Skuadra e Aston Villës ka marrë një tjetër fitore ditën e sotme, pasi mundi Arsenal me rezultatin minimal 1-0.
Pak ditë pasi mposhtën Manchester City me të njëjtën rezultat, ekipi i Emery mund edhe favoritët e tjerë për titullin. Golin e vetëm të takimit e shënoi McGinn në minutën e 6′.
Kjo është një fitore e rëndësishme për Aston Villën, pasi shkon në kuotën e 35 pikëve në vendin e tretë, 2 më pak se Liverpool kryesues dhe 1 më pak se Arsenal.
Kjo ecuri e tyre e ka bërë mjaft interesante garën për titull në Premier League, pasi përveç Arsenal, Liverpool dhe Manchester City të vendit të katërt, listës i shtohet dhe ekipi i teknikut spanjoll.
Discussion about this post