13:16 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Astrit Patozi: Kosova refuzoi koalicionin e madh politik si një amnisti për korrupsionin, mesazhi të mbërrijë edhe në Shqipëri

16:58 | 12/06/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas refuzimit të takimit me zyrtarin amerikan Yee, reagon Astrit Patozi: Për një arsye të fortë personale

Deputeti Astrit Patozi, i cili nuk u la jashtë listave të Partisë Demokratike  shkruan se Shqipëria duhet të marrë shembull nga zgjedhjet që u mbajtën në Kosovë.

Patozi shkruan në rrjetet sociale  se duke marrë shkas nga situata, pas marrëveshjes PS-PD, zgjedhjet duket se nuk do të kontestohen, ndërsa bën të ditur se dje Kosova kundërshtoi ‘koalicionin e madh’.

SHKRIMI I PATOZIT:
KOSOVA REFUZOI KOALICIONIN E MADH
Kosova votoi dje në mënyrë të qetë dhe të qytetëruar, duke na dhënë një leksion të mirë demokracie, 2 javë para se të mbahen zgjedhjet tona. Duke e konsideruar këtë si një sukses të ri në rrugën e shtetndërtimit, uroj shumë që të paktën shembulli i standardeve zgjedhore të ndiqet edhe prej nesh më 25 qershor. Megjithëse duket sikur kanë rënë arsyet e mëdha që zgjedhjet në Shqipëri të kontestohen, ende nuk ka garanci të plota se do të kemi realisht një proces të lirë dhe të ndershëm, siç me të drejtë po kërkohet prej shumë vitesh.

Natyrisht, që i takon politikanëve të Prishtinës të lexojnë me vëmendje dhe maturi rezultatin dhe pas kësaj të marrin vendimet e duhura për t’i dhënë Kosovës sa më shpejt qeverinë e së ardhmes. Mendoj se nuk na takon ne, as të debatojmë, e aq më pak të bëjmë tifo për votën e ndarë të bashkëkombasve tanë përtej kufirit. Ajo që duket me sy të lirë që tani është fakti se Kosova nuk ka një fitues të qartë dhe se me shumë gjasa ajo do të qeveriset nga aleancë e re. Por në rast se do të më kërkohej një opinion i shkurtër dhe modest për sa ndodhi, do të thoja se Kosova refuzoi dje koalicionin e madh politik, si një amnisti për korrupsionin, dhe votoi si parti të parë opozitën e vërtetë dhe pa maskë.
Shpresoj shumë që ky mesazh i pastër të mbërrijë dhe të përcillet siç duhet edhe në Shqipëri. Ndryshe, do të na duhet ta nisim nga e para edhe ne si Kosova.
(M.D/Shuplaka)

Etiketa: Astrit Patozikosove
Pas

Vasili thumbon Ramën: LSI do të pasurojë njerëzit, plan që është plan dhe jo tepsi

Para

PS feston sot ditëlindjen. LSI nuk konfirmon pjesëmarrjen, PD dërgon doktor Kosovën, edhe kreu demokrat feston ditëlindjen

Para
PS feston sot ditëlindjen. LSI nuk konfirmon pjesëmarrjen, PD dërgon doktor Kosovën, edhe kreu demokrat feston ditëlindjen

PS feston sot ditëlindjen. LSI nuk konfirmon pjesëmarrjen, PD dërgon doktor Kosovën, edhe kreu demokrat feston ditëlindjen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjedia e Tempit me 53 viktima, seancë e paprecedentë në kuvendin grek! Akuzohen 14 figura politike, mes tyre dhe kryeministri

Rusia paralajmëron SHBA: Ndihma ndaj Izraelit do të destabilizojë rrënjësisht situatën në Lindjen e Mesme

Evakuimi i 5 shqiptarëve nga Izraeli, Ministria e Jashtme jep detaje: Kanë mbërritur në…

Irani i ashpër ndaj SHBA: Përfshirja juaj në konflikt do të çonte në luftë totale

Erdogan: Veprimet e Teheranit janë mbrojtje legjitime

“Sulmi ndaj Iranit me “ChatGpt?”/ Izraeli vite të tëra përgatitje, përdori spiunë dhe dronë inteligjentë

Një në katër emigrantë do të largohet nga Gjermania

Përshkallëzohet konflikti Izrael-Iran/ Papa Leo XIV citon Papa Françeskun: Lufta është gjithmonë një disfatë

Tjetër masakër në Gaza, ushtria izraelite vret 59 civilë pranë qendrave humanitare

Jeta vazhdon edhe në luftë/ Nëna sjell në jetë trinjaket në një spital nëntokësor në Iran

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.