Ish-deputeti dhe kreu i Grupit të PD-së Astrit Patozi ka reaguar përmes një postimi në ‘Facebook’ pas homazheve të zhvilluara për 20-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit.
Paztozi thotë se mori pjesë për të nderuar në radhë të parë historinë e Partisë Demokratike dhe po ashtu historinë e Shqipërisë, sepse vepra dhe vdekja e Azem Hajdarit janë lidhje me historinë moderne të vendit.
Gjithashtu ai nuk ka lënë pa sulmuar edhe kreun e PD-së Lulzim Basha. Sipas tij nën drejtimin e Bashës e djathta është është më keq se përpara 20 vjetësh.
Astrit Patozi është një nga kritikët e fortë të kryedemokratit Basha të cilin e akuzon për “shkatërrimin e PD-së”.
Deklarata e Patozit:
Ardhja ime nuk ka asnjë lidhje me Lulzim Bashën dhe as me partinë personale të tij. Unë kam ardhur sot të respektoj në radhë të parë historinë e Partisë Demokratike dhe po ashtu historinë e Shqipërisë, sepse vepra dhe vdekja e Azem Hajdarit janë lidhje me historinë moderne të vendit.
Sot është një ditë për të kujtuar dhe për të reflektuar të gjithë si shqiptarë, por mbi të gjitha si demokratë. Unë mendoj se Partia Demokratike, 20 vite pas vrasjes së Azem Hajdarit është në periudhën e vetë më të vështirë.
Ne sot jemi më keq se përpara 20 vjetësh, jo thjeshtë në numra, por mbi të gjitha në frymë dhe në atë që po bën opozita dhe atë që përfaqëson sot Partia Demokratike e Lulzim Bashës. Sepse në atë kohë Partia Demokratike ishte në vështirësi e agresuar nga kundërshtari politik, i cili kishte realizuar një gjysmë revolucioni për të ardhur në pushtet, kurse sot Partia Demokratike është në këtë gjendje për shkak të lidershipit të gabuar dhe për shkak të gafave të rënda dhe keqmenaxhimit të Lulzim Bashës, por edhe lidershipit të tij.
(B.H/Faxweb)