Në takimin e sotëm në akademinë e Arteve, deputeti Astrit Patozi, ka deklaruar se aryet e humbjes së PD-së në zgjedhjet e 25 qershorit, ishin lista e Lulzim Bashës dhe dhe fushata e gabuar e tij.
“Atij i duhet një PD jo vetëm pa ne, por edhe pa 200 mijë demokratët që munguan. Ne nuk mund ta kemi këtë luks, ndaj lëvizja jonë mbetet:Askënd për të humbur dhe gjithkënd për të fituar.
Pse humbëm ne me 25 qershor, ishin lista e gabuar, fushata e gabuar e Lulzim Bashës. Kundërshtari na vodhi, madje edhe na i bleu votat, por dikush do të mbajë përgjegjësi për këtë.
Është e padrejtë, ajo është gatuar ditë pas dite për katër vjet me radhë. Sinjalin e parë e morëm para dy vitesh, kur në zgjedhjet lokale i thamë humbjes fitore.”, tha Patozi.
Deputeti i cili do mungojë në Parlamentin e ardhshëm, tha gjithashtu se PD nuk mund t’i premtojë shqiptarëve një Shqipëri më të mirë, përsa kohë shtë një parti gjithnjë e më e dobët.
PJESË NGA FJALA E PATOZIT
“Të nderuar miq, të nderuar anëtar të PD që na ndihni nga Tirana dhe mbarë Shqipëria, faleminderit për mbështetjen. Gjithçka çfarë bëjmë për PD është që ta kthejmë atë në lavdinë e dikurshme. Kjo nuk është lëvizje kundër PD. Ne thjesht ndoqëm instinktin, jo nuk është çështje pushteti pasi gjithkush prej nesh është i gatshëm që të marrë çdo vendim, duke filluar nga unë i pari.
Jemi të bindur që i vetmi shans që PD të kapërceje krizën është që të konkurroj në mënyrë të drejtë. Nuk e pranojmë dot ngutin e Bashës për ta mbyllur atë garë. Ne e kemi të pamundur të pajtohemi me faktin se në partinë tonë nuk mbahet me asnjë përgjegjësi për rezultatin dramatik të zgjedhjeve. Çfarë ka ndodhi në këtë parti kur Berisha nuk ia lejoj vetes që të vazhdonte por dha dorëheqje. Ndërsa pasardhësi i tij jo.
Atij i duhet një PD jo vetëm pa ne, por edhe pa 200 mijë demokratët që munguan. Ne nuk mund ta kemi këtë luks, ndaj lëvizja jonë mbetet:Askënd për të humbur dhe gjithkënd për të fituar.
Pse humbëm ne me 25 qershor, ishin lista e gabuar, fushata e gabuar e Lulzim Bashës. Kundërshtari na vodhi, madje edhe na i bleu votat, por dikush do të mbajë përgjegjësi për këtë.
Është e padrejtë, ajo është gatuar ditë pas dite për katër vjet me radhë. Sinjalin e parë e morëm para dy vitesh, kur në zgjedhjet lokale i thamë humbjes fitore.
PD të perceptohej si e keqja më e vogël. Kur asnjë objektiv nuk ishte arritur. Kurrë një opozitë nuk i fiton zgjedhjet si më e keqja më e vogël. Kjo nuk është më e rënda, më e keqja është se si po sillemi ne pas humbjes, njëlloj si fatkeqësitë natyre, që duhet t’i bindemi kur s’ke zgjedhje tjetër, e papranueshme. Nuk mund të jesh edhe xhelati edhe viktima, edhe engjëlli edhe djalli.
Në rastin tonë janë sakrificat e mijëra demokratëve. Të nderuar miq, nuk mund t’ju premtojmë shqiptarëve në Shqipëri më të mirë, me një PD gjithnjë e më të dobët. Ne nuk mund të shpresojmë asnjëherë, që kundërshtari, kur s’kemi zgjedhje të nderdshme brenda familjes.
Do të mbetet njollë e zezë dhe më e pashpjegueshme, sesi edhe sot që flasim ne e kemi sekret listën, a thua se ne jemi parti ilegale. Ata s’kanë asgjë për të fshehur, të jesh demokrat është nder edhe krenari.
A ka njeri të më thotë, një parti që hedh një plehra shtëpinë e vet, do të ketë respekt për ligjin dhe kushtetutën?
Kam frikë se nëse asgjë nuk do ndryshojë deri nesër, ne do të rrëshqasim akoma më shumë. Rëndësi ka sesa shënohen. Kjo është e dhimshme për secilin prej nesh këtu.”, deklaroi Patozi. (D.D/Shuplaka)