22:21 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Astrit Patozi për Ramën: Zgjedhjet janë çështje më serioze se sa e dini ju, çuna

18:52 | 06/06/2017
në Te Gjitha
0
Astrit Patozi për Ramën: Zgjedhjet janë çështje më serioze se sa e dini ju, çuna

Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi, duket se  ka thumbuar me anë të një shkrimi  kryeministrin  Edi Rama. Ai thotë se Rama  gjatë turit elektoral po shkëmben vetëm batuta dhe barcaleta me qytetarët

Deputeti ka  theksuar se zgjedhjet janë çështje serioze, e ndërsa fushata po rrjedh si gallatë në klubet e qofteve në lagje. Ndërsa me ironi është shprehur se hallexhiu i “dasmës’ në këtë rast është Rama.

Postimi i plotë

ZGJEDHJET JANË ÇËSHTJE SERIOZE, ÇUNA!

Megjithëse nuk e fsheh se më pëlqen humori dhe ata që e përdorin mirë batutën në ligjërimin politik, nuk mund të rri pa e thënë se ka një gjë të madhe që nuk shkon në këtë fushatë. E kuptoj mirë Edi Ramën, që po zbavitet dita-ditës nga gjetjet e veta, me gojë dhe me shkrim, me grafika apo barcaleta, por nuk po marr vesh fare se për cfarë arsyeje ne po i shkojmë atij nga mbrapa.
Zgjedhjet janë një gjë shumë serioze, çuna, që ta lësh fushatën të rrjedhë si gallatë hedhje-pritjesh në klubin e qofteve të lagjes. I pari i qeverisë është hallexhiu i “dasmës” në këtë rast, ndaj ai ku ta gjejë që ta ndërrojë temën, vetëm që të mos e pyesë njeri se përse në tavolina mungon mishi dhe rakia.
Por ka edhe një arsye tjetër, jo kaq të parëndësishme. Kryeministri e ka për zanat këtë hazërxhevapin e batutave dhe ta ndjekësh atë sot është si të shkosh me dëshirë për të luajtur në fushën e tij. Ai sigurisht që nuk do debat për kanabisin, koncensionet, lidhjet me krimin, shëndetësinë falas dhe premtimet e tjera të pambajtura, por as për atë që do ndodhë nesër me shqiptarët, në rast se nuk do të jetë më në pushtet.
Por ne nuk kemi pse ia japim atë kënaqësi, megjithë adrenalinën pozitive që mund të shkaktojë paqja e bekuar pas marrëveshjes dhe megjithë tundimin që shoqëron gjithmonë garën e ping-pongut të humorit politik. Edi Rama ku ta gjejë që ne të merremi me “çitjanet” dhe “veladonët” e tij si uniformë fushate, sepse atë nuk e shqetëson fare debati për formën, ndërkohë që problemin kryesor e ka me përmbajtjen. Ju mund ta keni harruar, por ka qeverisur shumë keq “Rilindja” këto 4 vjet, çuna!
Ndaj le t’i lemë ca ditë bejtet dhe anekdotat, dhe t’u flasim seriozisht njerëzve për atë që ka bërë dhe nuk ka bërë kjo qeveri. Por mbi të gjitha me atë që do të ndodhë nesër, në rast se populli do të vendosë ta largojë nga detyra këtë kryeministër hokatar dhe do te mandatojë për të qeverisur ekipin fitues te “Republikës së Re”. Ndryshe, do të mbahemi mend si njerëz që sokëllinin atëherë kur duhet të qeshnin, dhe bënin humor atëherë kur duhet të qanin.
Zgjedhjet janë çështje më serioze, se sa e dini ju, çuna!

 

(S.SH/SHuplaka)

Etiketa: Astrit Patoziedi ramaRilindja
Pas

Grabitet supermarketi te ‘Don Bosko’, autorët marrin kasafortën me para dhe largohen

Para

Gratë e Kukësit suprizojnë Ramën, një DHURATË për Zahon e vogël

Para
Gratë e Kukësit suprizojnë Ramën, një DHURATË për Zahon e vogël

Gratë e Kukësit suprizojnë Ramën, një DHURATË për Zahon e vogël

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Mandati 10 dhe 11 i konsoliduar”/ Balluku: Preferoj të pres kutinë e fundit

PS dominon edhe te votat e Diasporës, Nisma Shqipëria Bëhet forcë e tretë me 8.4%

Numërohen 70% e votave në rang vendi: PS 82 mandate, si renditen të vegjëlit

Zgjedhjet në Gramsh/Qytetarë në votime, PS ruan epërsinë me 7,737 vota

Video/Tensione në qendrën e numërimit në ‘Vasil Shanto’ në Tiranë, shkak një fletë votimi e pavlefshme

PD rikthehet e para në Lezhë, rezultatin final do ta vendosin kutitë e fundit

Policia bllokon fishekzjarrë para ndeshjes Vllaznia–Egnatia, shoqërohet një tifoz nga Shkodra

Divjakë/Mbyllet numërimi për subjektet politike në KZAZ nr. 57, PS në avantazh

Kontrolle të SPAK në disa qytete për krime zgjedhore, të përfshira disa subjekte politike

Zgjedhjet e 11 Majit/ Numërohen 3330 qendra votimi, PS thellon diferencën me PD në rang kombëtar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.