Këngëtari i njohur Ledri Vulaj ka qenë i ftuar në emisionin “N’drrimi i natës” në Kosovë.
Ndër të tjera Ledri ka folur për dëshirën e madhe që ka për t’u bërë prind dhe se është totalisht gati për këtë hap në jetën e tij.
“Jam shumë i gatshëm të krijoj familje. Si mund të mos jem i gatshëm kur shoh shokët e mi me fëmijë, si pëllumba. Unë luaj me fëmijët e tyre si t’i kem të mitë. Kur i shoh rrethin shoqëror që janë bërë prindër, them edhe unë dua.
Ata dalin me fëmijë kurse unë nuk mundem. Kush është bërë prind thotë që ajo ndjenjë të ndryshon jetën. Dua të di si është kjo ndjenjë që e keni përjetuar ju.” është shprehur Ledri.