01:53 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ata duan pushtetin në tavolinë”, Alfred Peza: Ja cilat janë 3 arsyet pse opozita dogji mandatet

22:46 | 03/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ata duan pushtetin në tavolinë”, Alfred Peza: Ja cilat janë 3 arsyet pse opozita dogji mandatet

Sekretari për Marrëdhënien me Mediat në Partinë Socialiste, Alfred Peza tha gjatë një interviste për Televizionin Fax News në emisionin “Natë me Xhaxhiun” se që nga viti 90 e deri më tani shqiptarët kurrë nuk kanë votuar gabimisht.

Duke folur për mënyrën se si po qeveriset vendi si dhe për situatën politike, Peza tha: “Siç e ka thënë më parë edhe Kryeministri Rama, shumë është bërë, shumë po bëhen dhe shumë mbetën për tu bërë. Në fund të fundit kush punon gabon. Të themi se ne nuk kemi bërë asnjë gabim, në cilindo rast është e pavërtetë. Por gabimet duhen parë a bëhen me koshiencë, a bëhen për shkak të faktorëve dhe aktorëve të ndryshëm, apo a bëhen siç thoshte Fatos Nano se nuk e bëj të njëjtin gabim dy herë”.

Peza deklaroi se në historinë e pluralizmit shqiptarë, është hera e parë që vendi qeveriset nga një parti e vetme, duke argumentuar gjithashtu se tepsia ekziston dhe ajo rritet ose zvogëlohet sipas përformancës ekonomike të vendit.

“Për herë të parë të pluralizmit politik një parti politike qeveris e vetme. Kështu kjo parti ka shansin dhe mundësinë vet për të zbatuar programin e saj. Por mund të them se nëse rritet 4-5 % ekonomia torta ekziston sërish dhe interesi rritet gjithashtu”.

Peza komentoi edhe mënyrën se si e priti mazhoranca vendimin e opozitë për të djegur mandatet në grup, si dhe tregoi tre arsye sipas të cilat e shtynë opozitën drejt marrjes së këtij vendimi.

“Nuk është sekret por ka qenë diçka e parashikuar që kur PS e mori e vetme qeverisjen. Kjo gjë është diskutuar që atëherë dhe ne nuk jemi gjendur të papërgatitur për një sjellje të tillë, por djegia e mandateve ka qenë një vendim që nuk është parë ndonjëherë, dhe kjo ndodhi për të marrë pushtetin në tavolinë.

E gjitha kjo bëhet për tre arsye dhe këtë po e tregojnë çdo ditë nga pak. Njëra ka të bëjë me Reformën në Drejtësi, që të mos eci më hapat që po ecën. E dyta ka të bëjë me zgjedhjet në qershor. (Vendimi për nisjen e negociatave do të merret dhjetë ditë para zgjedhjeve dhe sinjali është dhënë që do të jepet një rekomandim pozitiv. Kjo do ti ndikonte negativisht opozitës sepse një gjë e tillë nuk i jep favor opozitës). E treta ka të bëjë pikërisht me zgjedhjet, PD e di shumë mirë se do ti humbiste ato”.

Ndërkohë lidhur me protestat e njëpasnjëshme të opozitës Peza u shpreh: “Protesta e sotme kishte me pjesmarrje shumë të ulët, pa simbole dhe domethënie dhe zgjati për pak kohë. Ajo nuk është një protestë që nxitet nga fryma popullore, por nga njerëz që kanë prona, vila, drejtonin zyra. Kishim një dëshirë të lidershipit të opozitës për të marrë pushtetin në tavolinë”.

Pyetjes se a ka mazhoranca një plan “B” për të zgjidhur krizën politike në të cilën ndodhet vendi, Peza tha: “Ajo çfarë mbetet e hapur është dialogu, dhe ajo që bëri PS është shtyrja e afatit për ngritjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Por është parë që nuk duan dialog, nuk duan atë standartin e kërkuar. Pse, sepse nuk duan asgjë nga këto, ata duan vetëm pushtetin në tavolinë”.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/381075412477255/

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Alfred Peza
Pas

Sezoni pranveror 2019, zbuloni modelet e çantave që nuk duhet të mungojnë në garderobën tuaj

Para

Merkato e verës, Barcelona nxjerr në shitje 3 futbollistë

Para
Zyrtare, Barcelona rikthen talentin brazilian

Merkato e verës, Barcelona nxjerr në shitje 3 futbollistë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.