Si çdo të martë I ftuar në studion e Fax News ka qënë ditën e sotme gazetari Aulon Kalaja I cili ka komentuar pasditen e sotme për procesin zgjedhor.
Duke e quajtur këtë një process zgjedhor farsëq, Kalaja ka theksuar se përpos situatës aktuale opozita nuk do i braktisë shqiptarët duke qëndruar me ta në çdo protestë.
Ndërkohë që Kalaja ka treguar 2 apketet se pse shqiptarët refuzuan votimet në datë 30 qershor.
“Rreth 85% e shqiptarëve e kanë braktisur kryeministrin për 2 aspekte. E para për mospjesëmarje në zgjedhje dhe e dyta për vlefshmërinë e votës e cila nuk kishte fare rëndësi.
E gjithë lufta më e madhe që është bërë nga Rilindja ka qënë për të kapur shifrën 25% si forcë e vetme. Por fakti që Rama nuk ka arritur dot 25% dmth që nuk është legjitim. Fjalimi I të dielës ishte një fjalim ku nga shqiptarët pritej që Rama të hiqte dorë.”
Gjatë bisedës Kalaja ka theksuar se kjo që kemi sot është një tirani dhe demokraci.
“Kjo që kemi sot nuk është më demokraci por është tirani, dhe këtë të fundit e kemi shpallur vetë. Gjykoj që në 61 bashkitë PS nuk ka marrë votot e veta, ato të cilat ishin në 2015.”
Pa përmendur nuk janë lenë dhe procedimet penale që u jane bërë personave të ndryshëm përfshirë këtu kryebashkiken e Shkodrën Voltana Ademi, gjatë kohës së procesit zgjedhor.
“Këto janë të paligjshme mendoj unë. Përçarësi i Shqipërisë është Edi Rama mes njërëzve por dhe mes ligjit. Pastaj të mos I hyjmë policisë sepse ajo është policia private e Edi Ramës. Unë dua të them që në 30 qershor e gjithë policia ishte e mobiolizuar, madje janë marrë njerëz nga rruga dhe janë veshur me uniformë vetëm për të mbrojtur kutit dhe votat. “
Duke theksuar se opozita është e praishme për të mbështetur qaytetarët, Kalaja theksoi se aksioni opozitar dhe protestat do të vijojnë.
“Opozita është aty për alternativën dhe për qytetarin, që unë mendoj se vetë qytetari është bërë më shumë se sa një opozitë.
Ramën e kanë mbajtur deri më tani në pushtet një person I cili është shpallur ‘non grada’ në disa shtetit, ai qëndron në pushtet nga Gorge Soros.
Opozita nuk mund të qëndroj më si fasad siç ka qëndruar në 2015 dhe 2017. Ajo ka vetëm një shanc që janë protestat. Nëse mendoni se PD do të ketë një dialog me PS dua tju them që kjo nuk mund të ndodh. As që bëhet fjalë dhe unë e kam deklaruar në këtë studio. Ne e kemi thënë se nuk mund të luajm me shqiptarët.
Edhe ndërkombëtarët që e kanë mbështetur e kanë kuptuar fare mirë se kush është. Ata e kanë mbajtur Edi Ramën si një dashnor I cili do të bënte reformën në derjtësi. Alibia se opozita nuk e do reformën në drejtësi apo se nuk do zbatimin e ligjit nuk është e vërtetëe, është një idiotësi.”