Yuri Cortez e pësoi keq pas golit të Mario Mandzukic. Fotoreporteri ka folur pas shtypjes që i bënë futbollistët kroatë pas golit të fitores në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Anglisë.
Kroacia arriti të fitojë në shtesë ndaj Anglisë me rezultat 2-1, duke siguruar një vend për finalen e madhe të Kupës së Botës “Rusia 2018”.
“Në atë moment unë po merrja pamjet pasi ata ishin aq afër saqë duhet të ndryshoja lenten e kameras. Ata filluan të shtyjnë midis tyre, duke u afruar edhe më afër.
Ndjeva që u pengova dhe u rrëzova por në dorë mbaja aparatin dhe vazhdoja ta shkrepja. Isha i shtrirë me Mandzukicin dhe lojtarët e tjerë dhe shtypja butonin për të bërë sa më shumë foto. Në fund Mandzukic më pyeti nëse isha në rregull”, rrëfeu ai.
Goli i fitores erdhi nga sulmuesi Mario Mandzukic, i cili shënoi nga afërsia për 2-1 pas asistimit nga Ivan Perisic.
Ky gol dërgoi në ekstazë futbollistët kroatë, të cilët shkuan të gjithë të festojnë të këndi, duke rrëzuar edhe fotoreporterin Cortez.
¡Qué historia, señores! ?? • Croacia festeja el gol de la final ⚽ • Los croatas hacen parte del festejo a un fotógrafo ? • Entre la emoción, Vida le da un beso… ¡Acá lo relata TODO! ? pic.twitter.com/q53t5Q6hBj
— Ernesto Pérez (@Nery_Ernesto) July 11, 2018