Avokati i njohur, Altin Goxhaj ka bërë një deklaratë të fortë përmes të cilës thekson se dy ditë më parë kryeministri Rama futi linjën direkte ajrore pa ndalesë, Moskë-Tiranë me kompaninë ruse, “Ural Airlines”.
“Edi Rama hoqi vizat me Bjellorusinë dhe për herë të parë në histori futi një linjë ajrore Moskë-Tiranë-Moskë me kompaninë ruse Ural Airlines, pa asnjë ndalesë në vendet e NATOs apo të Europës! Direkt fare! Pra po hypën në avion përfundojnë drejt e në Moskë me gjith ngarkesë!”, shkruan Goxhaj.
Sipas Goxhajt, kur Ambasada Amerikane ka kërkuar informacione, ministrja Balluku ka dërguar informacione të rreme të cilat shton ai, janë dërguar në SHBA dhe priten reagime.
“Ata i kanë bërë gati valixhet! Kujdes kur merrni urdhëra! do mbeteni si në çark dhe do t’ju ngordhin në dru dhe s’do keni shpëtim! kujdes!”, shkruan ndër të tjera Goxhaj.
Reagimi i plotë:
A po bëjnë gati valixhet për tu arratisur në Rusi apo aleatin e Rusisë Bjellorusi shokët e Vuçiçit në Tiranë?
Nga Avokati Altin Goxhaj
PËR HERË TË PARË PARDJE EDI FUTI NË RINAS LINJËN DIREKTE PA NDALESË MOSKË-TIRANË ME KOMPANINË RUSE Ural Airlines!!!
Brenda javës ndodhën disa gjëra të çuditshme:
Edi Rama hoqi vizat me Bjellorusinë dhe për herë të parë në histori futi një linjë ajrore Moskë-Tiranë-Moskë me kompaninë ruse Ural Airlines, pa asnjë ndalesë në vendet e NATOs apo të Europës! Direkt fare! Pra po hypën në avion përfundojnë drejt e në Moskë me gjith ngarkesë!
Mësohet se kur Ambasada Amerikane kërkoi info urgjente Belinda e Ballukut ka çuar info të rreme e cila është dërguar menjëherë dje në Washington dhe priten reagime!
Një apel për ushtarët e bandës që do mbeten këtu:
ATA I KANË BËRË GATI VALIXHET!
KUJDES KUR MERRNI URDHËRA! Do mbeteni si në çark dhe do t’ju ngordhin në dru dhe s’do keni shpëtim! Kujdes!
(F.GJ/FAXWEB.AL)