Një aksident tragjik në afërsi të kryqëzimi të Borizanës në Fushë-Krujë, u mori jetën katër të rinjve mbrëmjen e djeshme, mjeti audi i të cilëve goditi nga pas një trajler që ishte duke ardhur nga Kosova.
3 prej të rinjve që mbetën të vdekur në vend janë identifikuar si Nazmi Rrahmani 35-vjeç, Flamur Visha 35-vjeç, dhe Arben Koni 33-vjeç.
Personi i katërt që humbi jetën teksa ishte duke u transportuar drejt spitalit të Traumës, është ende i paidentifikuar për Faxweb.al.
Ashtu siç u tha dhe në momentet e para të pas aksidentit, arsyeja e përplasjes duket të ketë qenë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte mjeti i katër viktimave.
Si pasojë e shpejtësisë së lartë ata nuk kanë mundur dot që të frenojnë, duke shkaktuar një përplasje të fortë, që çoi në vdekjen e tyre.
Një dëshmitar që ka qenë në vendin e ngjarjes, në momentin e aksidentit,ka dhënë detaje për Fax Neës, ku shprehet se vetë ai ka ndihmuar në nxjerrjen e trupave nga makina, por përpjekjet për shpëtimin e tyre kanë qenë të kota.
“Ata kanë qënë bash duke fluturu, makina e atij kosovarit nuk ka pas faj. Të katër të vdekun, skishte ça me bëje. Kam qenë i pari që kam ardhur këtu se punoj roje. Trupat i kena qet me dorë, i kena nxjerrë kështu me gjak, trupa të rëndë shumë, djem të shëndoshë. Shpejtësia vallai, kanë qenë shumë”, shprehet dëshmitari, i cili punonte si roje në një karburant që gjendej pranë vendit ku ndodhi aksidenti.
Mësohet se viktimat kanë qenë banorë të fshatit Larushk të Fushë-Krujës.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post