Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar Rinor të PS-së deklaroi se ndërkohë që opozita leh, Partia Socialiste ecën përpara.
Kreu i qeverisë iu bëri thirrje të rinjve në PS, që të dyfishojnë punën, duke iu kujtuar se politika nuk është një punë e lehtë. Rama tha se rinia dhe mbarë shqiptarët duhet t’i thonë “Jo” Shqipërisë në gropë dhe “Po” atdheut tonë në Europë. Edi Rama: Ne duam të rilindin ekipet e futbollit, basketbollit, volejbollit. Ne duam fëmijë që rriten të shëndetshëm. Nga katër anët ka plasur zullumi në rrjetet sociale e kjo duhet të marrë fund. Fëmijët tanë do mund të kenë oraret e tyre që të socializohen dhe të bëjnë aktivitet sportiv. Ata (opozita) lehin ndërkohë që ne ecim përpara.
Të gjithë të rinjtë duhet ta dinë që kur do të merresh me politikë nuk është e lehtë, të ulin kokën e të nisin punën. Rruga e politikës s’është e lehtë. Të rinjtë e PS të dyfishojnë punën. Duhet t’i themi JO Shqipërisë prapë në gropë, por PO në Europë. Llumi i kënetës së tyre do vërshojë me më tepër tërbim, për të ftohur ndaj nesh sa më shumë njerëz. Por, nuk do ia dalin.