00:08 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ata që protestojnë vetëm popull nuk janë”, Sadi Vorpsi: Deputetët e rinj janë njerëz që mbartin vlera

17:42 | 19/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ata që protestojnë vetëm popull nuk janë”, Sadi Vorpsi: Deputetët e rinj janë njerëz që mbartin vlera

Deputeti i Partisë Socialiste Sadi Vorpsi, i ftuar në studion e Televizionit Fax News foli rreth situatës politike në vend duke argumentuar se ndodhemi një krizë të tillë e cila dëmton vendin në të gjitha aspektyet.

Vorpsi foli edhe për Kongresin e Partisë Socialiste i cili pritet të mbahet me datë 23 mars duke dhënë edhe detaje lidhur me axhendën e këtij aktiviteti.

“Me datë 23 mars mblidhet Kongresi i Partisë Socialiste dhe mund të themi se është një kongres zgjedhur pasi është e vendosur edhe data e zgjedhjeve me 30 qershor, dhe ka një axhendë të ngjeshur. Gjatë punimeve të Kongresit do të flasin kryebashkiakët më të suksesshëm gjatë mandatit të tyre, dhe gjithashtu janë të ftuar edhe ish-zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste, midis tyre edhe ish-kryeministra”.

Ai tha se shumë shpejt,  do të konfirmohen edhe kandidaturat për drejtimin e bashkive në 61 rrethet e vendit si dhe komentoi rikandidimin e Veliajt për Tiranën.

“Shumë shpejt, besoj është çështje ditësh do të konfirmohen edhe kandidaturat për drejtimin e bashkive në 61 rrethet e vendit. Absolutish Erion Veliaj ka treguar se si qeveris Partia Socialiste dhe e meriton plotësisht rikandidimin falë modelit qeverisës ka treguar”.

Pytjes se sa  mundësi ka që mund të rikthehet në jetën politike Fatos Nano, ai ju përgjigj:  “Personalisht nuk kam kontakte me të”.

Lidhur me deputetët e rinj në parlamentin shqiptarë, ai tha se ata janë një opozitë reale dhe e mirëfilltë.

“Janë patjetër njerëz që mbartin vlera në zonat ku kanë kandiduar dhe përfaqësojnë vullnetin e popullit që i ka votuar. Jemi përballë një fakti shumë të paprecedentë në historinë e parlamentit ku një opozitë ku në asnjë vend të Europës por edhe të botës nuk ka ndodhur të bojkotojë tempullin e demokracisë  që është zgjedhur të përfaqësojë popullin”.

Vorpsi foli edhe për protestat e opozitës duke mbajtur qëndrimin se dhuna e përdorur nga protestuesit sipas tij, është e papranueshme dhe dëmton imazhin dhe ekonominë e vendit në të gjitha drejtimet.

Sipas deputetit socialist, ata që protestojnë nuk janë popull, por militant të partisë.

“Aktet e dhunshme janë të papranueshme gjatë protestave të opozitës, dhe jam i surpizuar me lidershipin e kreut të opozitës i cili është supozuar si një lider me pikëpamje perëndimore. Kjo përbën një akt që na largon nga aspiratat e vendit për tu integruar në familjen europiane. Protestuesit janë qytetarë shqiptarë por vetëm popull nuk janë. Ata janë militant të partisë dhe me ato veprime të dhunshme ndaj pronës publike, por edhe të arrish të provokosh ligjvënësit është një akt i paprecedentë. Ata janë të prekur nga disa skena që janë përtej oqeanit por nuk ma merr mendja që njjerëz të thjeshtë ta mendojnë atë gjë. Jemi duke menduar edhe amendamente për të vepruar ligjërisht për të gjithë ata që prekin figurën e deputetit. Unë e kuptoj opozitën, ajo ka kaluar në një vetëvrasje politike, por ka mekanizma të tjera që mund ti kapërcejnë këto kriza që duhet ta pranojmë se jemi realisht në një krizë ku dëmtohen të gjitha fushat e jetës”.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/304829423532430/

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: sadi vorpsi
Pas

Ankimimi ndaj vendimit të KPK-së, shtyhet seanca për Elsion Sadikun (DATA)

Para

Po ngjitej drejt Kishës së Laçit, shkrumbohet në ecje makina (VIDEO)

Para
Po ngjitej drejt Kishës së Laçit, shkrumbohet në ecje makina (VIDEO)

Po ngjitej drejt Kishës së Laçit, shkrumbohet në ecje makina (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përditësim mbi situatën në vatrën e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane Bashkia Elbasan

Vatër e re zjarri raportohet në Lezhë në fshatin Tresh

Vendim i papritur nga kandidatja e PS-së në Fier, Maldrita Bardho heq dorë nga mandati, ia lë vendin Zegjine Çaushit

SHBA: “E papranueshme” ndërprerja e bashkëpunimit të Iranit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike

Temperatura rekord! Animacioni i NASA-s ilustron 15 ditët e tmerrit në Europë dhe në mbarë botën

Sulmi i Lautaros brenda familjes zikaltër, një lojtar i Interit pëlqen reagimin e Çalhanoglus

Spitali në Herson Goditet nga Artileria Ruse, tetë të Plagosur

Propozim global, OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer brenda 10 viteve

“Serbët nuk e duan Vuçiçin”, kriset miqësia e vjetër mes Rusisë dhe Serbisë

Hamas shprehet i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.