23:49 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ata që do të mungojnë të shtunën në 12.00

21:12 | 26/01/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rritja e çmimit të ujit/ Enton Abilekaj: Plani i Veliajt joserioz, të pasurit nuk do të preken, paratë do u merren të varfërve se ata janë shumë

Nga Enton Alibekaj

Të shtunën në 12 nuk mund të mos jenë naftëtarët e ARMO-s. Nga Fieri apo nga Ballshi, në këmbë apo me autobus, nuk mund të mos e shfrytëzojnë këtë rast për të amplifikuar zërin e protestës. Nuk mund të mos jenë banorët e Vërrisë, që ndihen të tradhtuar nga vota e tyre, që ndiejnë ta kenë përgatitur gropën e plehrave me dorën e tyre.

 Nuk mund të mos jenë prindërit e nxënësve që u marrin paratë për mbjellje pemësh, si një taksë të paligjshme, si haraç për pushtuesit që po mbjellin beton nën këmbët e tyre, mbi kokën e tyre dhe në mushkëritë e tyre. Nuk mund të mos jenë banorët e kryeqytetit që u trokasin në derë maskat e ujësjellësit, për t’u marrë para që ata nuk i kanë, për t’u hequr pa i pyetur matësit dhe për t’u dhënë prapë pa i pyetur matësat e rinj, për të cuar milionat në xhepat e grabistëve pa fytyrë dhe pa zë. Nuk mund të mos jenë pronarët e Parkut të Lodrave “7 Xhuxhat”, prindërit që çonin fëmijët aty, 60–vjecarët që u rritën aty. Nuk mund të mos protestojnë banorët e vilave dhe pallateve që po u zihet dielli e po u tronditen themelet nga kullat e reja që janë shpërndarë ne Tiranë për t’i dhënë fund jetueshmërisë në qytet. Banorët e Shijakut që u gënjyen me një qendër qyteti të rilindjes Urbane që kushtoi miliona euro dhe u shkatërrua me përmbytjen e parë, pa mbushur ende vitin.

Banorët e Fushë Krujës, Darëzezës, Novoselës, që në pesë vjet asnjëherë nuk kanë rilindur, por 3 herë janë rimbytur, asnjëherë nuk janë kompensuar, por 3 herë janë tallur. Nuk mund të mos jenë familjarët e azilantëve që presin në ankth një leje qëndrimi, një punë të përkohshme për njeriun e tyre, kudo që të jetë, në Gjermani, Francë, Belgjikë, Angli. Një fije për t’u kapur dhe më pas për t’i tërhequr larg Atdheut ku nuk mund të jetojnë dhe as të shpresojnë më. Nuk mund të mos jenë prindërit e atyre që i çuan fëmijët në emigrim, ndërsa qeveria ngërdheshet duke thënë “punë ka por nuk ka profesionistë”.

Nuk mund të mos jenë familjarët e Arielës, që u vra pasi i premtuan se agresori nuk do ta prekte dot megjithëse e kërcënonte vazhdimisht. Nuk mund të mos jenë ata që votuan përsëri me besimin për rilindje dhe po shohin degradimin total të një qeverisjeje, që rreh të pambrojturit, grabit të pambrojturit, i tall të pambrojturit, si vegël e një grupi të vogël pengmarrësish.

Nuk mund të mos jenë ish të përndjekurit që humbën dëmshpërblimet edhe një herë, studentët që nuk paguajnë dot tarifat e rritura për favorizimin e bizneseve private. Mund të mos jenë vetëm ata që pranuan paratë e kanabisit për të shitur votën. Ata nuk kanë çfarë të kërkojnë nga qeveria, por nuk mund të mos jenë ata që shohin sesi lagjet e tyre shuhen me ditë, me orë, ndërsa fshatrave dhe qyteteve u vihet dryni, bashkë me kujtimet, bashkë me sigurinë, bashkë me qetësinë. Nuk mund të mos jenë ata që përcjellin çdo ditë në kufi, me sy apo me përqafim, qindra apo mijëra shqiptarë të zhgënjyer, që nuk do të kthehen më. Nëse nuk janë të gjithë këta në protestë, nuk do të jetë vetëm për shkak të opozitës.

Opozita mund të mos jetë bindëse me figurat përgjegjëse për 27 vite varfëri dhe korrupsion, mund të mos jetë bindëse kur nuk pranon se qeverisja e saj ka qenë katastrofë. Opozita, e shkrehur siç është, e paqartë siç është, po bën një ofertë minimale. Një shesh proteste për të gjitha këto. Nëse nuk do të jenë, ata nuk e kanë vrarë frikën.

Pas

Këto gjëra mos ia ndaloni kurrë fëmijës tuaj

Para

ME VIDEO/Batuta e Berishës me Çanin, çfarë thotë për Anxhela Martinin

Para
Sherri në komisariatin e Lezhës, mesazhi i oficerit: Ja pse u qellua me grushta polici

ME VIDEO/Batuta e Berishës me Çanin, çfarë thotë për Anxhela Martinin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Fresk

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.